Fahri Musliu: Tema më e nxehtë që do të përballet qeveria Kurti është dialogu Kosovë-Serbi

16 Shkurt 2021 | 06:58

Njohësi i rrethanave politike në Kosovë, Fahri Musliu u shpreh në Euronews Albania se dialogu me Serbinë është një temat më të nxehta me të cilat do të ballafaqohet qeveria e zotit Albin Kurti.

“Top-temë do të jetë dialogu me Serbinë, pa zgjidhjen e këtij problemi ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, në Kosovë nuk mund të ketë as një zhvillim tjetër”, u shpreh zoti Musliu.

Zoti Musliu tha më tej se Kosova duhet t’i zgjidhë menjëherë problemet që ka me Serbinë.

“Kosova duhet t’u bëjë ballë kërkesave të amerikanëve dhe BE që të vazhdojë dialogun dhe të arrijë ato synimet e veta për ta zgjidhur njëherë e përgjithmonë këtë problem me Serbinë”, tha ai. 

Sipas zotit Musliu, ky është është një dialog edhe për rregullimin e brendshëm të Kosovës.

“Zgjidhja e raporteve mes Kosovës dhe Serbisë dhe rrumbullakësimi i këtij procesi varet nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Europian”, tha ai. 

Lexoni gjithashtu:

Isa Mustafa jep dorëheqjen si kryetar i LDK

Lëvizja Vetëvendosje fiton zgjedhjet, rezultati në pak orë, partitë e vjetra mbeten jashtë qeverisë

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, tha se zgjerimi i NATO-s për të përfshirë Kosovën aktualisht nuk është në krye të agjendës së aleatëve, por...
08:17 | 04/06/2026

Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani këtë të mërkurë është takuar me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa në kuadër të vizitës së tij në Prishtinë....
16:28 | 03/06/2026

Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar këtë të mërkurë një takim me presidentin e Këshillit Europian, Antonio Costa. Zyra e Kurtit ka zbuluar detaje...
15:30 | 03/06/2026