Nënkryetari i Partisë së Lirisë: Metën duan ta eliminojnë si Berishën, sulm poklitik
Nënkryetari Partisë së Lirisë, Agim Nesho, ishte i ftuar këtë të enjte në emisionin “Now me Erla Mëhillin”, ku komentoi hetimet e fundit të SPAK ndaj eksponentëve të lartë politik.
Duke u ndalur tek thirrja në SPAK e Ilir Metës, Nesho nënvizoi se ka një plan për ta eliminuar atë politikisht së bashku me Berishën.
Ai nënvizoi se hetimet e drejtësisë, janë goditje politike pas të cilave fshihet kryeministri Rama.
“SPAK-u mund të bëjë çdo gjë, por problemi është se çfarë roli ka SPAK-u dhe a është kjo një drejtësi që ne e kërkojmë në Shqipëri?! Duket që deri tani nuk e justifikon besimin, dhe kjo jo se përpiqet të godasë me urdhër politik të dy liderët e opozitës.
Ky është një projekt i Ramës, i cili nuk e ka fshehur, e ka thënë në çdo konferencë partie, dhe në Kongresin e para zgjedhjeve të 2021. Pikësynimet e tij nuk ishin as për t’i dhënë një program investimesh popullit, as të riste pensionet, e as të nxirrte 45% të popullësisë nga skamja dhe nga uria, por kishte që duhen eleminuar si Berisha ashtu edhe Meta”,-tha Agim Nesho.
LEXONI GJITHASHTU:
“Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
Rama për median ndërkombëtare: Shqipëria nën sulm nga armiqtë dhe në luftë hibride
Dita e katër e protestës kundër projektit në Zvërnec, përplasje mes policisë dhe protestuesve
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta