Netanyahu: Izraeli nuk synon të pushtojë dhe sundojë Gazën

10 Nëntor 2023 | 08:04

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu tha se Izraeli nuk po kërkon të pushtojë, sundojë apo qeverisë Gazën pas luftës kundër Hamasit, por se do të nevojitet një “forcë e besueshme” për të hyrë në territorin palestinez për të parandaluar shfaqjen e kërcënimeve militante.

Netanyahu sugjeroi në fillim të kësaj jave se Izraeli do të ishte përgjegjës për sigurinë e Gazës për një kohë të pacaktuar, raporton Guardian.

“Ne nuk duam të pushtojmë Gazën, nuk duam të pushtojmë Gazën dhe nuk duam të qeverisim Gazën”, tha kryeministri izraelit në një intervistë për Fox Neës.

Netanyahu tha se një qeveri civile do të duhej të formohej në territor, por se Izraeli do të siguronte që sulmet e Hamasit që nga 7 tetori të mos përsëriten.

“Pra, ne duhet të kemi një forcë të besueshme që, nëse është e nevojshme, do të hyjë në Gaza dhe do të likuidojë vrasësit. Sepse në këtë mënyrë ne do të parandalojmë rishfaqjen e një organizate si Hamasi”, tha Netanyahu.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West

Reperi amerikan Kanye West do të lejohet të mbajë dy koncerte në Holandë, pasi një gjykatë në Amsterdam vendosi se performancat e planifikuara mund të...
09:24 | 04/06/2026

SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh

SpaceX, kompania e teknologjisë hapësinore dhe komunikimeve satelitore e drejtuar nga Elon Musk, po planifikon të mbledhë rreth 75 miliardë dollarë përmes një oferte publike...
09:11 | 04/06/2026

Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran

Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara ka miratuar rezolutën për kompetencat e luftës që synon të frenojë fushatën ushtarake të presidentit amerikan, Donald Trump,...
08:43 | 04/06/2026