COVID-19 në Francë, sipas një studimi virusi ka qenë prezent që në nëntor të vitit 2019
Kur tashmë ka kaluar një vit që nga koha kur virusi COVID-19 u shpall pandemi botërore, të dhëna të ndryshme kanë nisur të vërtetojnë fillesat apo prezencën e tij.
Sindroma e Rëndë e Frymëmarrjes Akute ose SARS-CoV-2 virusi që shkakton sëmundjen COVID-19, sipas një studimi të realizuar nga Instituti Kombëtar Francez i Shëndetit ka qarkulluar në Francë që nga fundi i nëntorit të vitit 2019.
Rasti i parë i infeksionit COVID-19, ose pacienti zero, u identifikua më 24 janar të vitit të kaluar në qytetin jugperëndimor të Bordos.
Sidoqoftë, një rast i dyshuar për pneumoni në një spital pranë Parisit më 27 dhjetor 2019 u zbulua se ishte i infektuar me COVID-19.
Studimi i fundit i bazuar në një analizë serologjike të mostrave të vullnetarëve ka konfirmuar se virusi SARS CoV-2 ka shumë të ngjarë të qarkullonte nga të paktën nëntori 2019.
Studimi francez u bazua në analizën retrospektive të mostrave të 9,144 të rriturve që jetojnë në 12 rajone të ndryshme të Francës.
Sipas rezultateve, 353 vullnetarë kishin antitrupa anti-SARS-CoV-2. Nga këto, mostrat e 13 vullnetarëve u morën midis nëntorit 2019 dhe janarit 2020.
Mostrat iu nënshtruan më tej testeve të brendshme të mikro-neutralizimit për të zbuluar antitrupat neutralizues dhe një verifikimi të gjatë mbi detajet klinike.
Instituti kërkimor francez që bëri me dije këto të dhëna të reja, po ashtu sugjeron se virusi ka qarkulluar në Evropë gati dy muaj më herët sesa mendohej më parë.
Një studim i ngjashëm pak muaj më parë zhvilluar në Itali, po ashtu vërtetoi se virusi nisi të qarkullonte në shtetin fqinj përpara dhjetorit.
Lexoni gjithashtu:
AstraZeneca teston efektin e vaksinës tek fëmijët deri në 6 vjeç
Ishte nisur nga Gjermania, rrëzohet një aeroplan i vogël në Kroaci! Humbin jetën 4 persona
11 raste në një javë, disa avionë rusë janë interceptuar në Baltik
11 vende evropiane kërkojnë rregulla më të ashpra të vizave nga BE për qytetarët rusë
- 16:14 Autorja e nominuar për çmimin Oscar, Marjane Satrapi ndërron jetë në moshën 56-vjeçare
- 16:14 Rubio: Groenlanda është pjesë e Danimarkës “për momentin”, bisedimet për ishullin vazhdojnë
- 16:02 Starmer akuzon Musk se po përpiqet të shkaktojë përçarje në Mbretërinë e Bashkuar
- 15:55 Presidenti Aoun: Libani pret përgjigjen e Hezbollahut përpara se të hyjë në fuqi armëpushimi
- 15:50 Pa ujë e ushqim, udhërrëfyesi nepalez gjendet i gjallë pas gjashtë ditësh i zhdukur
- 15:48 Alarm në SHBA, paraziti mishngrënës gjendet te një viç në Teksas! Ishte zhdukur prej vitesh