Këmbana për të trembur COVID-19, Kroaci, vijon tradita pagane për të larguar shpirtin e keq dhe virusin
Të gjithë njerëzit anekënd botës janë të lodhur nga pandemia COVID-19 e cila prej një viti vijon të shkaktojë frikë dhe stres.
Në këtë periudhë karnavalesh kroatët, ceremoninë pagane të largimit të shpirtit të keq, ja kanë dedikuar pikërisht virusit dhe mënyrës sesi të shpëtojmë prej tij.
Duke bërë zhurmë, duke u rënë pafund këmbanave të vogla, qytetarët në rajonin Kastav u mblodhën për të zhvilluar së bashku këtë ceremoni pagane.
Të veshur në mënyrë simbolike me veshje të lëkurës së deleve dhe të tjera elemente të kafshëve ata vallëzuan dhe marshuan në rrugë në përpjekje për të respektuar rregullat anti- COVID, një tradite kjo e cila shënon fundin e dimrit.
“Është një traditë 150-vjeçare që në këtë periudhë të vitit, qytetarët mblidhen dhe vizitojnë fshatrat Kastavcina dhe sipas legjendës, ata largojnë shpirtrat e këqij dhe thërrasin verën dhe një cikël të ri jete. Po, po! Ne patjetër do ta largojmë koronavirusin, si çdo forcë tjetër e keqe që ka ekzistuar për një kohë të gjatë. Ne shpresojmë që vitin e ardhshëm kjo situate të mbetet thjesht një e kaluar,” – tha Damir Host, president i Shoqatës së Këmbanave
Tradita e lashtë, unike për zonën në brendësi të Adriatikut verior, konsiderohet me shumë vlera nga ana kulturore dhe nga viti 2009 është regjistruar në listën e trashëgimisë botërore të UNESCO-s.
Autorja e nominuar për çmimin Oscar, Marjane Satrapi ndërron jetë në moshën 56-vjeçare
Rubio: Groenlanda është pjesë e Danimarkës “për momentin”, bisedimet për ishullin vazhdojnë
Starmer akuzon Musk se po përpiqet të shkaktojë përçarje në Mbretërinë e Bashkuar
- 16:14 Autorja e nominuar për çmimin Oscar, Marjane Satrapi ndërron jetë në moshën 56-vjeçare
- 16:14 Rubio: Groenlanda është pjesë e Danimarkës “për momentin”, bisedimet për ishullin vazhdojnë
- 16:02 Starmer akuzon Musk se po përpiqet të shkaktojë përçarje në Mbretërinë e Bashkuar
- 15:55 Presidenti Aoun: Libani pret përgjigjen e Hezbollahut përpara se të hyjë në fuqi armëpushimi
- 15:50 Pa ujë e ushqim, udhërrëfyesi nepalez gjendet i gjallë pas gjashtë ditësh i zhdukur
- 15:48 Alarm në SHBA, paraziti mishngrënës gjendet te një viç në Teksas! Ishte zhdukur prej vitesh