Kosova pas zgjedhjeve, pritet të nisë numërimi i votave të emigrantëve

16 Shkurt 2021 | 13:30

Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në Kosovë, Valmir Elezi tha se procesi i numërimit të votave të emigrantëve, atyre të personave me nevoja të veçanta dhe votat me kusht ende nuk ka nisur.

Ndërkohë pasi të mbarojë mbledhja e gjithë votave procesi i numërimit mund të zgjasë deri në dy ditë maksimumi.

“Aktualisht në qendrat e numërimit dhe rezultateve gjatë ditës së djeshme kemi përmbyllur procesin e pranimit të materialit zgjedhor në të gjitha komunat dhe njëkohësisht evidentimin e këtij materiali,” – tha Elezi.

Në intervistën për Euronews Albania, zëdhënësi i KQZ-së pohoi se futja në sistem e të dhënave nga vendvotimet është një proces i cili po merr goxha kohë.

Ndër të tjera ai tha gjithashtu se me shpalljen e rezultatit përfundimtar nuk përmbyllet procesi zgjedhor në Kosovë, pasi subjektet politike dhe kandidatët mund të paraqesin ankesat e tyre.

Elezi përmendi se KQZ-ja në Kosovë beson se ka arritur që pavarësisht ditëve të pakta në dispozicion për përgatitje,  procesi zgjedhor i ka bërë të ndihen vërtetë krenar.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, tha se zgjerimi i NATO-s për të përfshirë Kosovën aktualisht nuk është në krye të agjendës së aleatëve, por...
08:17 | 04/06/2026

Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani këtë të mërkurë është takuar me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa në kuadër të vizitës së tij në Prishtinë....
16:28 | 03/06/2026

Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar këtë të mërkurë një takim me presidentin e Këshillit Europian, Antonio Costa. Zyra e Kurtit ka zbuluar detaje...
15:30 | 03/06/2026