“Ndaj Moldavisë vetëm fitore”, Sylvinho zbulon çelësin e suksesit…
Moldavia dhe Ishujt Faroe janë dy pengesat e fundit të Shqipërisë për misionin Euro 2024. Kuqezinjtë kanë nisur grumbullimin në Tiranë, ndërsa trajneri Sylvinho ka zhvilluar dhe konferencën e parë për shtyp. Tekniku u ndal për të folur për disa tema të caktuara, mes tyre lista prej 24 futbollistësh, vështirësitë për këto dy sfida e atmosferën në skuadër.
Kuqezinjve u mjafton vetëm 1 pikë për tu kualifikuar, por skuadra do të luftojë për fitore.
“E drejtë që matematikisht luhet për një pikë, por është e pamundur që të hysh të luash për një pikë, është e pamundur. Ne duhet të bëjmë të njëjtën gjë, jemi një skuadër me djersë, shpirt, zemër, që hyn në fushë me forcë. Ne duhet të bëjmë ndeshjen tonë, Moldavia është në lojë dhe na pret një ndeshje shumë e vështirë”,-tha Sylvinho.
Më tej, Sylvinho ka vlerësuar lojtarët, duke i cilësuar si çelësin e suksesit.
“Mendoj se vendimtare është se kur punohet në futboll, duhet të besojmë të gjithë, e para janë lojtarët, që vijnë dhe e mendojnë. Ndeshja e parë ishte transferta aspak e lehtë në Varshavë dhe kuptuan idenë e asaj që mund të bënin. Por merita është e të gjithëve, veçanërisht e lojtarëve që kuptuan idenë, dhanë këtë futboll me zemër dhe shpirt”,-tha Sylvinho.
Më 13 nëntor Shqipëria do të zhvillojë seancën e parë stërvitore, teksa futbollistët do të bashkohen pas preokupimeve me skuadrat e tyre në kampionatet respektive.
LEXONI GJITHASHTU:
“Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
Rama për median ndërkombëtare: Shqipëria nën sulm nga armiqtë dhe në luftë hibride
Dita e katër e protestës kundër projektit në Zvërnec, përplasje mes policisë dhe protestuesve
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta