Tekste kundër mbretërisë e pro terrorizmit, dënohet reperi në Spanjë

16 Shkurt 2021 | 18:55

Një këngëtar rrepi, i cili ishte ngujuar në një universitet katalanas për të shmangur arrestimin e tij, ka përfunduar ne pranga pavarësisht rezistencës. Këngëtarit Pablo Hasel i ishte lënë afat deri të premten e kaluar që të kthehej në qeli, pasi ishte dënuar me 9 muaj burg për shkak të përmbajtjes së teksteve të këngëve të tij, ku sulmohej mbretëria spanjolle dhe lavdërohej terrorizmi. Por ai e refuzoi këtë gjë dhe u mbyll në një universitet në Barcelonë.

Më shumë se 200 artistë, duke përfshirë dhe regjisorin, Pedro Almodovar dhe yllin e  Hollywood-it Javier Bardem, kanë nënshkruar peticione kundër arrestimit të tij.

Përveç akuzave për monarkinë, ne tekstet e tij dhe ne postimet ne rrjetet sociale denoncohej edhe policia për torturimin dhe vrasjen e demonstruesve dhe emigrantëve.

Një mbështetës i Hasel u shpreh që ai nuk do ti lejonte të tjerët që t’i thonin atij çfarë të mendonte, të ndjente apo të shprehte.

Hasel nuk është këngëtari i vetëm rrep që është dënuar nga ligjet spanjolle. Në vitin 2018, një reper tjetër, i njohur si Valtonik, u burgos për 3 vite e gjysmë, por arriti të largohej në Belgjikë, ku gjykata vendosi që të mos e ekstradonte atë.

Qeveria spanjolle është shprehur se po planifikon të reduktojë dënimet për veprat penale që kanë të bëjnë me lirinë e shprehjes, sidomos në rastet janë të përfshira aktivitetet kulturore dhe artistike.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Nga Gjermania në Korçë, turistët mësojnë hapat e valleve shqiptare

Korça po kthehet gjithnjë e më shumë në një destinacionin ku turistët nuk njihen vetëm me historinë, muzeumet dhe kulinarinë, por edhe me traditat që...
10:12 | 02/06/2026

“Qiell i hapur, mendje të hapura, rikthehet DEA Open Air, 40 filma nga 25 vende në garë

Nën moton “Qiell i hapur, mendje të hapura” rikthehet në Tiranë edicioni I 13-të I Festivalit Ndërkombëtar të Filmit “Dea Open Air”. Pjesë e këtij...
17:52 | 01/06/2026

Komedia “Sonte do darkojmë në shtrat” ngjitet në skenën e teatrit në Gjirokastër

Premiera e komedisë “Sonte do darkojmë në shtrat” është shfaqur në teatrin e Gjirokastrës, duke tërhequr interesimin e publikut dhe artdashësve të qytetit. Vepra e...
20:22 | 31/05/2026