Studentja e arkitekturës në Gjirokastër: Emocion të punosh në ndërtimet 300-vjeçare
Suela Xhangolli është studente e degës së arkitekturës dhe restaurimit në një prej universiteteve të Tiranës. Pasionin e saj mundohet ta vërë në zbatim sa herë të mundet.
Ndaj prej disa kohësh ajo është bërë pjesë e përpjekjeve të ndërmarra nga specialistët e rinj të trashëgimisë kulturore për rijetësimin e vlerave të Gjirokastrës muzeale.
“Restaurimi është një nga gjërat më të bukura që kemi, është një mënyrë shumë e mirë për ruajtjen e kulturës, gjithashtu është identiteti i çdo kombi, prandaj arsyeja pse restaurimi dhe arkitektura që lidhet me restaurimin është e rëndësishme është sepse që ne të kemi një identitet duhet që t’i ruajmë këto vlera dhe kulturë”, thotë Xhangolli.
Për studenten e re të arkitekturës dhe restaurimit është tepër emocionuese të punojë për kthimin në identitet dhe rijetësimin e komplekseve muzealë në Gjirokastër me moshë 200-300 vjeçare. Ajo mendon se gjetje të tilla ndërtimore nuk mund ti bëjnë as specialistët e sotëm ndërsa godinat historike spikasin me elegancën dhe stilin e veçantë arkitektonik
“Janë ndërtesa të cilat ndoshta ndërtesat që bëhen në kohën e sotme nuk do të arrijnë të ecin kaq shumë sesa këto ndërtesa duke u bazuar pak te planimetritë dhe gjithashtu tek fasadat e këtyre ndërtesave të cilat janë shumë unike në vetvete dua të them që të krijon me të vërtetë emocion, ti ndjehesh ashtu si janë ndjerë edhe personat të cilët i kanë ndërtuar arkitektët e sotëm dhe ndoshta nuk do të ishin të aftë ti jepnin të njëjtën zgjidhje ashtu si kanë dhënë ata njerëz, të cilët kanë ndërtuar këto ndërtesa”, shprehet ajo.
Për restauratoren e re nismat për rijetëzimin e vlerave të trashëgimisë kulturore jo vetëm të Gjirokastrës por edhe të qyteteve të tjera muzeale në vendin tonë duhet të jenë të vazhdueshme si pjesë e kontributit për ruajtjen dhe transmetimin në breza të vlerave tona kombëtare
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta