Rama: Prioritet, vaksinimi i të moshuarve që janë personalitete. Duhet t’i ruajmë

17 Shkurt 2021 | 09:58

Kryeministri Edi Rama u zotua sot se procesi i vaksinimit anti-COVID do përfundojë brenda 14 muajve në të gjithë vendin. Kreu i qeverisë theksoi se pas bluzave të bardha, procesi i vaksinimit do të vazhdojë me të moshuarit që janë personalitete.

“Sot janë prezentë dhe mjekë nga Mati dhe Bulqiza, nesër do jemi në Vlorë, do vazhdojmë me zonën poshtë. Do vazhdojmë me një numër tjetër të moshuarish që janë personalitete, që duhet t’i mbajmë sa më mirë dhe jo thjesht të kujtohemi kur vdesin e të mbajmë fjalime”, tha kreu i qeverisë. 

Ndërkohë, kryeministri u shpreh se pritet një marrëveshje për 360 mijë doza të vaksinës kundër COVID-19 me kompaninë ‘AstraZeneca’.

“Presim një konfirmim të rëndësishëm për të formalizuar 360 000 doza me Astrazenecën. Mbrëmë kemi pasur një kontakt me një shtet mik dhe përsëri edhe aty kemi shumë shpresë realiste se do kemi dhe një sasi tjetër. Mbetemi të bindur se skenari A, vaksinimi i gjithë popullatës, që do të thotë se brenda 14 muajsh të kemi kryer të gjithë procesin e vaksinimit”, tha Rama.

Një ditë më parë Rama ishte prezent edhe në Shkodër, aty ku nisi edhe procesi i vaksinimit për të moshuarit. 

Sakaq, dy ditë më parë mbërritën në vendin tonë 7020 doza të vaksinës ‘Pfizer’, ndërsa kryeministri Edi Rama bëri me dje se brenda marsit përmbyllet mbërritja e të gjitha dozave të kontraktuara me kompaninë amerikane.  

 

Lexoni gjithashtu:

Vaksina anti-COVID ‘mbërrin’ në Shkodër, vaksinohet i moshuari i parë në Shqipëri

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ndërtimi në Zvërnec, Rama zbulon arkitektin: Artist i madh i natyrës. Prezantoi në Tiranë vizionin e tij

Kryeministri Edi Rama përmes një postimi në “Facebook” ka zbuliar arkitektin i cili është kontaktuar lidhur me ndërtimin në Zvërnec. Rama shkruan se arkiteti Dong...
16:48 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Maliq, Hita: Nuk kam pasur dijeni për operacionin, do kishim marrë masa më të forta

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita në një deklaratë për mediat nga Korça ka folur lidhur me ngjarjen e rëndë ku humbi...
16:22 | 04/06/2026

I biri vrau një polic dhe plagosi një tjetër, merret në pyetje nga autoritetet nëna e Violand Braçellarit

Nëna e autorit të vrasjes së policit Enea Mekolli dhe plagosjes së policit Edison Adri është shoqëruar nga forcat e policisë në ambjentet e drejtorisë...
15:39 | 04/06/2026