13-vjetori i pavarësisë, ceremoni festive dhe homazhe te Rugova e Jashari

17 Shkurt 2021 | 11:20

Kosova feston sot 13 vjetorin e pavarësisë.

Ngritja e flamurit në oborrin e Qeverisë në prezencë të Gardës Ceremoniale, ku prezent ishin edhe ushtruesja e detyrës së presidentes, Vjosa Osmani dhe kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti, shënoi edhe fillimin e manifestimeve.

Gjatë paraditës, u bënë homazhe pranë varrit të ish-presidentit Rugova si dhe në kompleksin përkujtimor “Adem Jashari” në Prekaz nga Osmani dhe kandidati për kryeministër, Albin Kurti.

Homazhe u bënë edhe pranë varreve të dëshmorëve në vende të ndryshme të Kosovës nga zyrtarë të lartë institucionalë e politik të vendit.

Manifestimi qendror, më rastin e 13 vjetorit të pavarësisë, mbahet në Kazermën e Forcës së Sigurisë së Kosovës “Adem Jashari” në Prishtinë, në praninë edhe të drejtuesve më të lartë institucional, politik, si dhe trupit diplomatik në Kosovë.

 

Lexoni gjithashtu: 

Kosova feston sot pavarësinë, 13 vite më parë u formua shteti më i ri në Evropë

Presidenti i SHBA uron 13-vjetorin e Pavarësisë: Kosova vazhdon të mbajë një vend të veçantë për familjen Biden

Do të votoja pro bashkimit kombëtar Kosovë-Shqipëri, thotë Albin Kurti për Euronews

 

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, tha se zgjerimi i NATO-s për të përfshirë Kosovën aktualisht nuk është në krye të agjendës së aleatëve, por...
08:17 | 04/06/2026

Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani këtë të mërkurë është takuar me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa në kuadër të vizitës së tij në Prishtinë....
16:28 | 03/06/2026

Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar këtë të mërkurë një takim me presidentin e Këshillit Europian, Antonio Costa. Zyra e Kurtit ka zbuluar detaje...
15:30 | 03/06/2026