Paga 900 euro/ Xhepa: Rritja, vetëm në sektorin publik. Do krijojë pabarazi sociale

13 Nëntor 2023 | 13:31

Eksperti i Ekonomisë, Selami Xhepa, është shprehur se rritja e pagës mesatare në 900 euro do të bëhet vetëm për punonjësit e sektorit publik, pra vetëm për ata që paguhen nga taksat e shqiptarëve.

Komentet Xhepa i bëri gjatë një intervistë në EuroNews Albania, ku tha se kjo rritje pagash do të krijojë një hendek të madh dhe pabarazi sociale.

Ai shtoi se kjo rritje e pagave do të krijojë gjithashtu diferencime të mëdha në skemën e pensioneve.

“Ata që janë në sektorin publik do të jenë përfitues të pagës mesatare 900 euro. Pra ata që paguhen nga taksat tona. Kjo rritje e pagave do të krijojë një hendek dhe pabarazi sociale dhe diferencime shumë të mëdha në skemën e pensioneve. Diferenca në paga mund të justifikohet vetëm me diferencën e produktivitetit. Kur flasim për skemën e pensioneve, elementët e solidaritetit social janë element thelbësorë të kësaj skeme.

Kur ndryshoi ligji në 2015 u hoqën kto kufizimet e pensionit minimal dhe pensionit maksimal. Që u hoq u bë shumë mirë sepse me një pagë të lartë, merr edhe një pension më të lartë. Nuk mund të bëjë pensionin maksimal sa dyfishi i pensionit minimal. Kjo detyronte që njerëzit të mos pranonin të deklaroheshin. Pensioni nuk mund të jetë më i vogël se 60 % e pagës.

Është e vështirë të japësh një përgjigje nëse mministri duhet të jetë politik apo jo. Unë mendoj se të qenit në politikë ka një rol, sepse rrit përgjegjësinë e tyre në raport me elektoratin. Unë nuk e njoh personalisht zotin Mete, por shoh që ka një formim të mirë nga pikpamja profesionale, por jam dakord që është konteksti sepse varet shumë nga ekipi që ka me vete. Duket një lider politik pa asnjë diskutim. Duhet të ndajnë përgjegjësinë me elektoratin.

Buxheti duhet të kishte disa ndryshime, në veçanti për bujqësinë dhe zhvillimin ekonomik duhet të kishte një fokus më të madh. Nëse do të kishte diskutime më të rëndësishme në Kuvend, mund të kishte përmirësime, por buxheti do të kalojë pa problem”, është shprehur Xhepa.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Shqipëria bëhet e dyta më e shtrenjta në Ballkan për qiratë ditore

Fluksi i lartë i të huajve që po vijnë në Shqipëri, të nxitur nga çmimet e lira të akomodimit, po çon në një shtrenjtim të...
14:50 | 03/06/2026

Këmbimi valutor 3 qershor/ Me sa blihen e shiten monedhat kryesore

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 81.4 lekë dhe do shitet me 82.4 lekë. Ndërkohë monedha evropiane...
08:58 | 03/06/2026

Shqipëria humbi 28 500 banorë në 2025, mosha mesatare arrin në 45 vjeç

Shqipëria ka hyrë në një fazë të re të krizës demografike. Të dhënat më të fundit të INSTAT tregojnë se popullsia e vendit ka zbritur...
17:25 | 02/06/2026