Rritja e pagave për administratën, sa planifikohet shtesa deri në 2025
Punonjësit në shtet do të përfitojnë rritje page. Qeveria planifikon që deri në vitin 2025, nëpunësit civilë të kenë shtesë mes 11-16%.
Në dokumentin e “Masave prioritare të Administratës Publike” deri në 2030, është rishikuar paragrafi që trajton shpërblimin e punonjësve, duke e zgjeruar këtë me informacion dhe masa shtesë.
Ndryshimi prek metodologjinë e klasifikimit të pozicioneve të punës, ku pas ndryshimeve ligjore, sqarohen edhe planet.
“Raporti i pagave është rregulluar për pozicionet drejtuese për të përballuar ndryshimet në pozicionet e niveleve të larta drejtuese. Shtesa për vjetërsi në punë është rritur për të shpërblyer përvojën për pozicionet në administratën publike. Paga mesatare mujore në administratën publike e rritur në 900 euro deri në vitin 2024, nga 530 euro aktualisht.
Rritje e pagave për nëpunësit civilë në vitin 2023, sipas pozicioneve arrin deri në 41%. Për nëpunësit civilë në vitin 2025 për pozicionet e kategorisë ekzekutive do të ketë rritje 11-16% krahasuar me vitin 2023.
LEXONI GJITHASHTU:
Vrasja në Shkodër, flet i afërmi i viktimës: Konfliktin e dinë të gjithë, është ruajtur
Dy automjete përplasen në aksin Elbasan–Librazhd, një grua bllokohet në mjet
“Tirona o nona”, Rama ndan pamje nga koncerti “YE”: Shqipëri e bukur europiane
- 22:50 Vrasja në Shkodër, flet i afërmi i viktimës: Konfliktin e dinë të gjithë, është ruajtur
- 22:29 Dy automjete përplasen në aksin Elbasan–Librazhd, një grua bllokohet në mjet
- 22:29 “Tirona o nona”, Rama ndan pamje nga koncerti “YE”: Shqipëri e bukur europiane
- 22:21 Skenë madhështore dhe pjesëmarrje masive, pamje nga koncerti i Kanye West në Tiranë
- 22:10 Politikani amerikan ndalohet nga pushtuesit izraelitë në Bregun Perëndimor
- 22:06 Të paktën gjashtë të vrarë gjatë sulmeve ruse në Ukrainë