Ditëlindja e liderit Kim Jong II, në Korenë e Veriut festohet me madhështi ‘Dita e yllit që shkëlqen’

17 Shkurt 2021 | 14:07

Lideri i Koresë së Veriut, Kim Jong Un vizitoi Pallatin e Diellit të Kumsusan të martën, për të përkujtuar ditëlindjen e 79-të të babait të tij, liderit që nuk jeton më Kim Jong II.

Video e vizitës që u shpërnda një ditë më vonë nga televizioni shtetëror i Koresë së Veriut KRT,  tregonte zyrtarët e rangut të lartë duke ecur brenda pallatit në të cilin gjenden trupat e balsamosur të liderëve koreano-veriorë. Ai gjithashtu u përkul përpara statujave të dy liderëve, Kim Jong II dhe themeluesi Kim Sung II.

Ditëlindja e Kim Jongut të dytë, 16 shkurti është një festë zyrtare në Korenë e Veriut dhe festohet si ‘Dita e Yllit që Shndrin’.

Festimet po ndodhin ndërkohë që agjencia e shërbimeve sekrete të Koresë së Jugut paralajmëroi parlamentin gjatë kësaj jave që Koreja e Veriut po përpiqet që të vjedhë informacione mbi vaksinat e coronavirusit dhe trajtimet ndaj tij, duke hakeruar kompaninë Pfizer Inc.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

25 mijë vende të reja pune nga investimi i Amazon në Evropë

Kompania amerikane Amazon ka njoftuar një plan të ri investimi prej më shumë se 10 miliardë eurosh për zgjerimin dhe modernizimin e rrjetit të saj...
17:16 | 04/06/2026

Ambasadori francez: Franca do t’i japë Ukrainës avionë luftarakë Rafale dhe Mirage 2000-5 

Avionët luftarakë Rafale të Francës do t’i shtohen së shpejti flotës së Forcave Ajrore të Ukrainës, shkroi ambasadori francez në Suedi, Thierry Carlier, në X....
16:57 | 04/06/2026

Disa të plagosur nga shembja e ingranazhit të hundës së një avioni në Frankfurt (VIDEO)

Disa anëtarë të stafit u plagosën kur ingranazhi i hundës së një avioni i linjës 787 u rrëzua papritur në një portë në aeroportin e...
16:28 | 04/06/2026