Festivali “Luleborë” në Shkodër, Gjergj Kaçinari merr çmimin e parë
Spektatori shkodran ka përjetuar një tjetër mbrëmje të bukur me këngët e festivalit “Luleborë”, në natën finale të edicionit të 8-të të zhvilluar në teatrin “Migjeni”, i mbushur në të gjithë kapacitetin e tij.
Me vargje të Filip Shirokës dhe muzikë të Alfred Kaçinarit, poezia e kthyer në këngë “Shko dallëndyshe” u vlerësua nga juria me çmimin e parë të festivalit “Luleborë”. Këngëtari Gjergj Kaçinari, i emocionuar pas fitores thotë se ky ishte bashkëpunimi i parë artistik me babanë e tij.
“Luleborë”, festivali i organizuar në Shkodër mbetet një pikë referimi për artistët e qytetit por edhe përtej.
Me çmimin “Simon Gjoni”, kompozitorit të Luleborës, juria vlerësoi duetin Ea Zoga dhe Arseld Muça me një këngë protestë ndaj luftës.
Çmimi i dytë i festivalit iu dha këngëtarit nga Gjakova Artan Bakija me këngën “Ndjenja e dëshpërimit” ndërsa me çmimin e tretë u vlerësua Laorjan Ejlli me këngën “Gjithë jetën dashuri kërkojmë”. Festivali “Luleborë” mbylli edicionin e tetë të tij në Shkodër.
LEXONI GJITHASHTU:
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta