Bashkimi arsimor i shqiptarëve, Mimoza Hysi: Unifikimi i teksteve të Diasporës është hapi i parë

17 Shkurt 2021 | 18:33

Ndërsa flitet për bashkim kombëtar mes Shqipërisë dhe Kosovës, një hap i madh është hedhur në fushën e arsimimit. Kjo ka të bëjë me çështjen e unifikimit të teksteve shkollore për të gjithë fëmijët në Shqipëri, Kosovë dhe diasporë.

Drejtorja e Qendrës së Botimeve për Diasporën, Mimoza Hysa u shpreh se Diaspora është një mundësi unike për Shqipërinë e Kosovën për t’i dhënë jetë realizimit të projektit të lartpërmendur.

“Unifikimi i teksteve të Diasporës është hapi i parë për unifikimin e mësimdhënies qoftë në Shqipëri, Kosovë apo Diasporë. Diaspora na jep një shans unik që të kemi një territor unik, të tretë dhe asnjanës, që ne mund të unfikojmë politikat tona dhe bashkëpunimin tonë”, tha ajo.

Përballë gazetares Bruna ÇIifligu, znj.Hysi tha se pas unifikimit të teksteve në Diasporë, ky proces pritet të fillojë në Shqipëri dhe në Kosovë.

“Meqë fëmijët në diasporë janë fëmijë që vijnë nga Peja, Gjakova, Tirana, Vlora dhe janë të mbledhur në një klasë të vetme, atëherë është e domosdoshme që qasje ndaj tyre të jetë e përbashkët në gjuhën që ata përdorin, letërsinë dhe gjithçka që u mësohet për kulturën shqiptare.  Natyrisht, nisur prej kësaj shpresojmë që pastaj të shtrihet, duke u nisur nga marrëveshjet që tashmë janë firmosur mes dy vendeve tona, edhe midis Shqipërisë dhe Kosovës për kurrikulat e mësimdhënies”, tha ajo.

Ajo tha se unifikimi i teksteve shkollore parashikohet të bëhet në tri nivele.

“Fillimisht bëhet fjalë për tekste e unifikuara për në Diasporë. Janë tekste në tre nivele, të mësimit të gjuhës dhe kulturës shqiptare në Diasporë. Abetarja mbarëkombëtare është përvoja jonë e parë”, theksoi ajo.

Lexoni gjithashtu:

Bashkim kombëtar Shqipëri-Kosovë? Analisti Thaçi: Çfarë duhet të bëjë Albin Kurti

Do të votoja pro bashkimit kombëtar Kosovë-Shqipëri, thotë Albin Kurti për Euronews

Ermal Hasimja: Qesharake që Gjermania dhe Franca kanë hequr doganat, Shqipëria e Kosova jo

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës

Efektivi i ‘Shqiponjave’ Edison Adri që mbeti i plagosur nga operacioni në Lozhan të Maliqit, është nisur për mjekim të specializuar drejt Spitalit të Traumës...
09:44 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut

Kryeministri Edi Rama ka reaguar menjëherë pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, teksa gjatë një operacioni policor efektivi i Shqiponjës Enea Mekolli humbi...
09:33 | 04/06/2026

Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq

Ky është Violand Braçellari, autori i vrasjes së një efektivi polici dhe plagosjes së një tjetri në Korçë. Nga përplasja me armë humb i jetën...
09:31 | 04/06/2026