Përplasja për fletën e votimit, Balla thumbon opozitën: Po ngre alibitë për humbjen e zgjedhjeve

17 Shkurt 2021 | 20:39

Modeli i zgjedhjes së fletës së votimit ka ngjallur debat mes opozitës dhe mazhorancës në lidhje me betejën elektorale të 25 prillit.

Sekretari i përgjithshëm i Partisë Socialiste, Taulant Balla, i tha gazetares Ilva Tare se varianti që kërkon të aplikojë mazhoranca është ai i Kosovës, i cili është model me numra.

“Unë dua një fletë votimi që të jetë sa më e thjeshtë. Koncepti i draftimit ose i formësimit të një flete votimi është që të jetë sa më e thjeshtë të jetë për qytetarët. Doni opinionin tim? Opinionin im është që fleta më e mirë e votimit është modeli danez. Që ke dy vija, shkruaj emirin e partisë dhe poshtë emrin e kandidatit me dorën tënde. Nga variantet e propozuara është varianti i Kosovës me numra. Varianti më i mirë është varianti i Kosovës. Varianti i Kosovës është varianti i testuar që funksionon. Varianti me emra është varianti i Austrisë”, tha ai.

Ai theksoi mes tjerash se zgjedhja e modelit dhe formës është një punë që i takon KQZ-së. Numri dy i PS-së shtoi se interesi fundor i gjithë kësaj filozofie është, që fleta e votimit të jetë sa më e thjeshtë për qytetarët.

Sipas Ballës, ankesat e opozitës për modelin e fletës së votimit nuk janë as më shumë dhe as më pak, por alibia e radhës për justifikimin e “humbjes në zgjedhje”.

“Kjo është një çështje që duhet të marret KQZ, këtë e përcaktojnë qytetarët. Ne nisemi se kush është me thjesht për qytetarët. Fleta e votimit po ngre ailbitë e humbjes”, theksoi ai.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Linda Rama rrëfen hapat e karrierës së saj përballë gazetares Ilva Tare

Në një intervistë ekskluzive për gazetaren, Ilva Tare, aktivistja dhe gruaja e angazhuar, Linda Rama rrëfeu mbi karrierën e saj sfiduese, mënyrën si e ka...
22:36 | 18/06/2021

Kultura dhe dialogu politik në Shqipëri, sipas optikës së Linda Ramës

Aktivistja Linda Rama në një rrëfim ekskluziv për “Ilva Now” në Euronews Albania analizoi etapat në të cilat ka kaluar dialogu politik në Shqipëri, që...
22:13 | 18/06/2021

“Jemi akoma me plagë të hapur”, Linda Rama përlotet ndërsa rrëfen për humbjen e Aneta Ramës

E ftuar në emisionin “Ilva Now”, aktivistja e shoqërisë civile dhe intelektualja e angazhuar, znj. Linda Rama foli ndër të tjera edhe për marrëdhënien e...
22:02 | 18/06/2021