Sondazhi| Të rinjtë serbë për luftërat: Faji i Perëndimit, të ndarë për gjenocidet
Të rinjtë në Serbi kanë një këndvështrim negativ mbi liderët e kohës së luftës të Serbisë, Kroacisë dhe Bosnje e Hercegovinës. Kështu thotë një studim i fundit i Nismës Rinore për të Drejtat e Njeriut, mbi figurat e Sllobodan Millosheviç, Franjo Tuxhman dhe Alija Izetbegoviç.
Opinionet janë të ndara edhe sa i takon rolit të komandantit të ushtrisë serbe, Ratko Mlladiç. Një në 4 të rinj beson se Perëndimi është përgjegjës për luftrat në Jugosllavi dhe po aq thonë se përgjegjës janë politikanët e tyre.
“Ka shumë injorancë sa i takon luftërave të viteve ’90 në Jugosllavi. Ndërsa në anën tjetër ka paragjykime të shumta të këtyre ngjarjeve në aspektin nacionalist,” – tha Marko Milosavljeviç nga Nisma Rinore për të Drejtat e Njeriut.
Qasjet negative ndaj Gjykatës së Hagës dhe proceseve për krime lufte në ish-Jugosllavi mund të shihen si bazat e qëndrimit të dy të tretave të të anketuarve, të cilët besojnë se Haga ishte një gjykatë politike dhe jo një institucion ligjor, ndërsa 41 për qind e të pyeturve mendojnë se qëllimi i saj ishte të fajësonte Serbinë për krimet e luftës.
Kur pyeten nëse në Srebrenicë ndodhi gjenocid, 38 për qind e të rinjve thonë ‘po’, 28 për qind ‘jo’, ndërsa pjesa e mbetur se nuk kanë njohuri të mjaftueshme.
“Ne po shohim se arsimi formal është shumë i rëndësishëm, pasi të rinjtë e sotëm nuk flasin për atë që ndodhi në vitet ’90. Ata duhet të kuptojnë se si ndodhën ato luftëra dhe cili është impakti i tyre në historinë moderne. Të rinjtë duhet të flasin për këto në mësimet e historisë dhe atëherë kur kjo nuk është e mundur, të zhvillojnë një bisedë me prindërit e tyre ose të konsultohen me mediat,” – u shpreh Miljana Pejiç nga Organizata për të Rinjtë e Serbisë.
Kur bëhet fjalë për marrëdhëniet mes Serbisë dhe Kosovës, një të tretat e të anketuarve thanë se Serbia duhet të vijojë me politikën e mosnjohjes së pavarësisë së Kosovës, 10 për qind thanë se Serbia duhet të rimarrë pushtetin në Kosovë edhe me anë të forcës, ndërsa 7 për qind se Serbia duhet ta njohë pavarësinë e saj.
LEXONI GJITHASHTU:
Ish-presidenti Biden, libër biografik pas zgjedhjeve të mesmandatit
14-vjeçari akuzohet për planifikim të një sulmi terrorist ndaj dy xhamive në Londër
Deputetët francezë miratojnë ligjin për vdekjen e asistuar pas vitesh debate
- 22:28 Një i paraburgosur mbërrin pa shenja jete në spitalin e Vlorës
- 22:26 Anthony Gordon shënon ndaj Argjentinës, Anglia kalon në avantazh në gjysmëfinalen e Kupës së Botës
- 22:08 “Pres më shumë nga Shqipëria”, Ministri Sveçla i ashpër me Tiranën zyrtare për qëndrimin ndaj
- 22:07 “Do bënte spastrim etnik në Kosovë”, Sveçla: Daçiç dhe Vuçiç pasardhës të Millosheviçit
- 21:56 Debati Gjiknuri-Manja në Komisionin e Ligjeve, Klosi komenton në Euronews Albania nëse ka një “krisje” në PS
- 21:53 Ish-presidenti Biden, libër biografik pas zgjedhjeve të mesmandatit