Kërkohet lejimi i abortit në Poloni, 2 projektligje të reja

14 Nëntor 2023 | 20:10

E majta polake, në koalicionin që kontrollon Parlamentin e sapo zgjedhur, ka paraqitur dy projektligje që synojnë legalizimin e të drejtës së abortit në vend. Polonia, është një vend tradicionalisht katolik, dhe gjithashtu një prej vendeve më kufizuese në Evropë sa i takon çështjes së abortit.

Deputetja Anna Maria Zukowska tregoi edhe përmbajtjen e dy propozimeve legjislative të paraqitura së fundmi. Njëri parashikon legalizimin e plotë të së drejtës për të ndërprerë shtatzëninë deri në javën e 12-të dhe tjetri dekriminalizon ndihmën ndaj një personi për t’iu nënshtruar procedurës së abortit.

Legalizimi i abortit është pjesë e agjendave të dy nga tre partive pro-evropiane, ajo e së majtës dhe ajo e Koalicionit Qytetar të Donald Tusk.

Në Poloni procedura aktualisht është e autorizuar vetëm në rastet e përdhunimit, incestit ose kur jeta e nënës është në rrezik.

Megjithatë, ligji është aq kufizues sa mjekët shpesh kanë frikë të kryejnë një abort edhe nëse jeta e nënës është në rrezik.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kina: Do të marrim masa për shtetëzimin e British Steel nga Mbretëria e Bashkuar

Ministria e Jashtme e Kinës tha të shtunën se do të monitorojë nga afër shtetëzimin e kompanisë British Steel, në pronësi të prodhuesit kinez të...
14:02 | 18/07/2026

Më shumë se 100 shtëpi të shkatërruara nga zjarri masiv në Norvegji

Më shumë se 100 shtëpi u shkatërruan nga zjarri të premten pranë qytetit Drammen në Norvegjinë jugore, ndërsa zjarrfikësit luftuan për të kontrolluar flakët mes...
13:52 | 18/07/2026

Lëkundje të forta tërmeti në orët e para të mëngjesit në Turqi, sa ishte magnituda

Një tërmet me magnitudë 5 ballë goditi provincën Malatya të Turqisë juglindore këtë mëngjes dhe u ndje në provincat fqinje pa shkaktuar dëme ose viktima, tha Agjencia Turke...
08:34 | 18/07/2026