Finlanda ngre akuza ndaj Rusisë, po ndihmon migrimin ilegal
Kryeministri i Finlandës, Petteri Orpo, e ka akuzuar Rusinë se po u ndihmon migrantëve për të hyrë në shtetin e tij ilegalisht, duke thënë se disa janë ndihmuar prej Gardës kufitare ruse.
“Është e qartë se këta njerëz po ndihmohen dhe janë duke u transportuar në kufi nga garda kufitare”, ka thënë Orpo në një konferencë për media.
Zyrtarët finlandezë kanë thënë se migrantët po shkojnë në Finlandë me makinë, para se të çiklojnë përgjatë kufirit, në grupe të vogla, për të kërkuar azil. Ata besohet se janë duke e shfrytëzuar një marrëveshje që mund të çiklohet në zonën kufitare.
Mirëpo Finlanda, e ka ndaluar një praktikë të tillë javën e kaluar. Finlanda e ndan një kufi 1.340 kilometra me Rusinë, njëherësh kufiri më i gjatë mes dy vendeve në Evropë.
Numri i kalimeve ka qenë i vogël, mirëpo është raportuar për rritje këtë javë. Garda kufitare ka thënë se i ka regjistruar 89 kalime në territorin finlandez brenda dy ditëve.
Matti Pitkaniitty, kolonel në Gardën kufitare finlandeze, ka thënë për transmetuesin britanik BBC se migrantët, përfshirë qytetarë të Irakut, Jemenit dhe Sirisë, kanë arritur legalisht në Rusi, por nuk kanë qenë të autorizuar të kalojnë në Finlandë, vend anëtar i Bashkimi Evropian.
LEXONI GJITHASHTU:
Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West