”Kulla e xhamisë Koutoubia”, del në ankand piktura e Churchill, dhuratë për presidentin Roosevelt

18 Shkurt 2021 | 08:44

Një peizazh i pikturuar nga Winston Churchill më 1943, të cilin kryeministri britanik i kohës së luftës ja dhuroi presidentit amerikan Franklin Roosevelt, pritet të shitet për një shumë deri në 3.5 milionë dollarë, në ankandin që Christie’s do të mbajë muajin e ardhshëm.

Piktura me emrin “Kulla e Xhamisë Koutoubia” u pikturua nga Churchill në Marrakesh, pas Konferencës së Kazablankës në janarin e vitit 1943, ku të dy liderët ishin prezentë. Ky punim do të shitet nga Koleksioni i Familjes së aktores hollivudiane Angelina Jolie, me një çmim të përllogaritur 2.08 deri në 2.47 milionë dollarë.

[
cite_header=Churchill nuk pikturoi gjë tjetër gjatë Luftës së Dytë Botërore përveç kësaj pikture. Ai e bëri këtë për Roosevelt dhe kështu ajo nënkupton jo vetëm miqësinë e tyre por edhe marrëdhënien e veçantë mes Britanisë dhe Amerikës.
cite_author=Nicholas Orchard
cite_description=Drejtues i departamentit të Artit Modern Britanik në shtëpinë e ankandeve Christie’s
]

Churchill, i cili ju përkushtua pikturës në të dyzetat e tij, e vizitoi Marokun për herë të parë në 1935, gjë që e frymëzoi të krijonte afro 45 piktura të vendit.

Sipas Orchard, piktura ka ngjallur interes të madh në rrafshin global, sepse bëhet fjalë për një vepër të Churchill. Por këtë herë, ka interes të shtuar edhe në Lindjen e Mesme, nga ku subjekti i pikturës është frymëzuar.

Kjo pikturë do të hapë ankandin e Christie’s më 1 mars, ku një tjetër vepër që ofrohet është edhe portreti i Doris Delevingne nga John Lavery.

Untitled design 3

 

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West

Reperi amerikan Kanye West do të lejohet të mbajë dy koncerte në Holandë, pasi një gjykatë në Amsterdam vendosi se performancat e planifikuara mund të...
09:24 | 04/06/2026

SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh

SpaceX, kompania e teknologjisë hapësinore dhe komunikimeve satelitore e drejtuar nga Elon Musk, po planifikon të mbledhë rreth 75 miliardë dollarë përmes një oferte publike...
09:11 | 04/06/2026

Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran

Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara ka miratuar rezolutën për kompetencat e luftës që synon të frenojë fushatën ushtarake të presidentit amerikan, Donald Trump,...
08:43 | 04/06/2026