Shkëlqimi dhe rënia e Barcelonës, katalanasit po kalojnë sezonin më të vështirë të dekadës së fundit
Humbja 4-1 në shtëpi përballë PSG në Champions me sa duket shënoi edhe fundit e ciklit të Barcelonës.
Katalanasit tashmë janë shumë pranë eliminimit dhe veç emrit nuk u ka mbetur asgjë nga shkëlqimi i dikurshëm që kulmoi në vitin 2009 ku arritën të fitonin çdo trofe të mundshëm. Ky kujtim tashmë duket i largët.
Skuadra po kalon një nga sezonet më të vështira. Një gjë të tillë e dëshmojnë dhe rezultatet shumë larg pritshmërive.
Në kampionat, Barcelona ndodhet tetë pikë larg vendit të parë, në “Copa del Rey” duhet të rikuperojë disavantazhin e dy golave ndaj Sevilla, ndërsa në Champions kualifikimi duket një mision i pamundur.
Problematikat ekonomike janë pasqyruar prej kohësh nga mediat spanjolle, e sikur të mos mjaftonin të gjitha këto goditja e “knock out” mund të jetë largimi i yllit të skuadrës, Leo Messi.
Argjentinasi është në muajt e fundit të kontratës dhe në fushë nuk ka më shkëlqimin e gjashtë topave të artë. Fundi i sezonit mund të sjellë dhe largimin e kapitenit, që mund të shënojë dhe fundin e një kapitulli.
Lexoni gjithashtu:
PSG shkatërron Barcelonën, trigolësh i Mbappe, Liverpool me një këmbë në fazën tjetër
Juventus zhgënjen ndaj Portos, bardhezinjtë bien në Portugali, Dortmundi ”fluturon” me Haaland
Maran e nis me humbje, Izraeli mposht Shqipërinë në miqësoren me tensione
Sherr në fushë pas golit të Izraelit, Glouk provokon! Tifozët thërrasin “Palestinë”
Botërori 2026, miliona turistë dhe miliarda fitime
- 16:41 Udhëheqësi i Hezbollahut: Negociatat Liban-Izrael janë të turpshme
- 16:28 Disa të plagosur nga shembja e ingranazhit të hundës së një avioni në Frankfurt (VIDEO)
- 16:22 Vrasja e policit në Maliq, Hita: Nuk kam pasur dijeni për operacionin, do kishim marrë masa më të forta
- 16:14 Autorja e nominuar për çmimin Oscar, Marjane Satrapi ndërron jetë në moshën 56-vjeçare
- 16:14 Rubio: Groenlanda është pjesë e Danimarkës “për momentin”, bisedimet për ishullin vazhdojnë
- 16:02 Starmer akuzon Musk se po përpiqet të shkaktojë përçarje në Mbretërinë e Bashkuar