Italia gjobit kompanitë e energjisë për rritjen e çmimeve
Autoriteti mbikëqyrës i konkurrencës në Itali ka gjobitur gjashtë furnizues të energjisë elektrike me mbi 15 milionë euro për shkak të rritjes së çmimeve të konsumit, pavarësisht një ligji që synon stabilizimin e çmimeve të rrymës dhe gazit.
Autoriteti për konkurrencë dhe tregje tha përmes një deklarate se kompanitë kishin përdorur “praktika agresive tregtare” që kishin efekt “të kushtëzimit të konsumatorëve që të pranonin rritjen e çmimeve” nga 10 gushti 2022 deri më 30 qershor 2023.
Gjobat më të larta janë shqiptuar nga gjigantit energjetik italian, Enel (10 milionë euro) dhe Eni (5 milionë euro).
Këto dy kompani “në mënyrë të njëanshme kanë ndryshuar çmimet për më shumë se 4 milionë konsumatorë bazuar në klauzolat e kontratave që u lejojnë kompanive të vendosin në diskrecionin e tyre nëse duan të ndryshojnë tarifat”, tha autoriteti.
Katër kompanitë tjera – Acea Energia, Iberdrola Clienti Italia, Dolomiti Energia dhe Edison – kanë pranuar gjoba duke variuar nga 560.000 euro deri në 5.000 euro, pasi autoriteti i konkurrencës ka vlerësuar se sjellja e tyre ka qenë më pak serioze.
Pasi çmimet e energjisë elektrike u rritën pas nisjes së pushtimit rus të Ukrainës në shkurt të vitit 2022, Qeveria italiane e kryeministrit të atëhershëm Mario Draghi, ndaloi rritjen e njëanshme të çmimeve për furnizim me energji elektrike dhe gaz nga 10 gushti i vitit 2022 deri më 30 qershor të vitit 2023, tha autoriteti.
Pavarësisht këtij vendimi, gjashtë kompanitë e gjobitura “u dërguan letra klientëve të tyre duke u kërkuar atyre që të pranojnë çmimet e ndryshuara për këtë periudhë kohore, gjë që rezultoi në rritjen e konsiderueshme të çmimeve”, tha autoriteti.
Kina: Do të marrim masa për shtetëzimin e British Steel nga Mbretëria e Bashkuar
Më shumë se 100 shtëpi të shkatërruara nga zjarri masiv në Norvegji
Lëkundje të forta tërmeti në orët e para të mëngjesit në Turqi, sa ishte magnituda
- 14:15 Aksident në aksin Pogradec-Korçë, plagosen dy persona (VIDEO)
- 14:02 Kina: Do të marrim masa për shtetëzimin e British Steel nga Mbretëria e Bashkuar
- 13:52 Më shumë se 100 shtëpi të shkatërruara nga zjarri masiv në Norvegji
- 13:43 SHBA përforcon flotën e avionëve që furnizohen me karburant në Izrael
- 13:32 Urdhrat e vonuara dhe konfuzioni ngadalësuan reagimin e ushtrisë venezueliane ndaj tërmeteve
- 13:18 Mbi 5,000 të vdekur nga tërmetet në Venezuelë, FMN shpërndan 346 milionë fonde për rindërtim