Përse po zhyten qytetet tona dhe a ka të bëjë me ngrohjen globale?

18 Shkurt 2021 | 11:34

Sipas një studimi, qytetet e botës rrezikojnë të shemben si pasojë e peshës.

Ky studim i ri tregon se zmadhimi i zonave urbane ushtron një trysni më të madhe mbi sipërfaqen e Tokës.

Gjeo-fizikanti, Tom Parsons, nga USGS (Studimet Gjeologjike Amerikane), zgjodhi San Franciskon si pikë referimi për studimin e tij që tenton të gjej arsyen pse dhe si këto zona po zhyten.

Rajoni i San Franciskos ka rreth 7.7 milion banorë dhe është qendra kulturore, komerciale dhe financiare e Kalifornisë së Veriut. Parsons zbuloi se qyteti mund të jetë zhytur 80 milimetra, por në zona të tjera ka edhe rezultate më ekstreme si për shembull ‘Millennium Tower’ që është zhytur më shumë se 400 milimetra gjatë dekadës së fundit.

Kjo rrëshqitje ndihmon në modelimin e riskut të ngrohjes globale pasi rritja në nivelin e detit është një rezultat i drejtpërdrejtë i saj. Deri tani ka ekzistuar shqetësimi se me rritjen e nivelit, deti do të arrij sipërfaqen e ndërtesave, por tani ato duket se po zhyten vetvetiu.

POR PËRSE PO ZHYTEN QYTETET?

Është “praktikisht e pamundur” të llogaritet pesha ekzakte e një qyteti, thotë Parson, por mund të bëhet një hamendeshim i përafërt, bazuar në disa faktorë.

“Unë e përafroj peshën e urbanizimit duke supozuar se pjesa më e madhe e tij përbëhet nga ndërtesat dhe përmbajtja e tyre,” thotë ai. Të gjitha ndërtesat publike, garazhet e parkingut, ndërtesat rezidenciale/komerciale, ndërtimet industriale, fabrikat, qendrat e transportit, etj. të gjitha këto janë pjesë e hapësirës së ndërtuar.

Më pas janë njerëzit.

“Ndërkohë që popullsia botërore po lëviz në një mënyrë jo proporcionale drejt bregdetit, kjo rrëshqitje në kombinim me rritjen e nivelit të detit mund të shkaktojë rrezikun e përmbytjeve” tregon Parsons.

Ai ka dalë në përfundimin se pesha totale e San Fransiskos është rreth 1.6 trilion kilogram, ose ekuivalente e 250,000,000 elefantëve.

 

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West

Reperi amerikan Kanye West do të lejohet të mbajë dy koncerte në Holandë, pasi një gjykatë në Amsterdam vendosi se performancat e planifikuara mund të...
09:24 | 04/06/2026

SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh

SpaceX, kompania e teknologjisë hapësinore dhe komunikimeve satelitore e drejtuar nga Elon Musk, po planifikon të mbledhë rreth 75 miliardë dollarë përmes një oferte publike...
09:11 | 04/06/2026

Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran

Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara ka miratuar rezolutën për kompetencat e luftës që synon të frenojë fushatën ushtarake të presidentit amerikan, Donald Trump,...
08:43 | 04/06/2026