”Shpenzoni më shumë”, Stoltenberg thirrje ministrave të NATO: Të investojmë për sigurinë tonë

18 Shkurt 2021 | 11:51

“Shpenzoni më shumë”, ishte sërish ky mesazhi i ministrit të ri të Mbrojtjes së Shteteve të Bashkuara i cili për herë të parë pas ardhjes në krye të Shtëpisë së Bardhë së administratës Biden mori pjesë në samitin e NATO-s. 

Deri më tani, vetëm tetë anëtarë të NATO-s kanë arritur objektivin e 2% të Prodhimit të Brendshëm Bruto për shpenzimet e mbrojtjes (Britania, Estonia, Greqia, Letonia, Lituania, Polonia, Rumania dhe Shtetet e Bashkuara ndërsa Franca dhe Norvegjia pritet të bashkohen).  

Këtë strategji e mbështeti edhe Sekretari i Përgjithshëm i Aleancës Euroatlantike.

[
cite_header=Administrata të ndryshme të Shteteve të Bashkuara së bashku me Republikanët dhe Demokratët kanë përcjellë të gjithë të njëjtin mesazh se ne kemi nevojë për ndarje të drejtë të barrës në këtë Aleancë. Unë u them evropianëve dhe ata bien dakord që ne duhet të investojmë më shumë në mbrojtje për të mos kënaqur Shtetet e Bashkuara por për  sigurinë tonë.
cite_author=Jens Stoltenberg
cite_description=Ministri i ri i Mbrojtjes së Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Sekretar i Përgjithshëm i NATO-s
]

Në të njëjtën kohë, ministrat duhet të shqyrtojnë edhe çështjen se për sa sa kohë duhet të mbajnë 10,000 trupa të SHBA-së dhe NATO-s në Afganistan.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s përsëriti se ata mund të konsiderojnë të anulojnë afatin e rënë dakord një vit më parë  nga SHBA-ja dhe Talibanët për largimin nga vendi të  trupave ndërkombëtare.

“Ekziston afati i 1 majit, por premtimi për të lënë Afganistanin bazohet në kushte. Prezenca  jonë në Afganistan bazohet në kushte. Ajo që bën NATO tani është që ne së pari të bëjmë gjithçka që mundemi për të mbështetur një proces paqeje dhe zbatimin e plotë të  marrëveshjes. Ne do të largohemi vetëm kur të jetë koha e duhur,” – u shpreh Stoltenberg.

Ministrat e NATO-s gjithashtu pritet të bien dakord për të filluar një mision të zgjeruar në Irak, me më shumë trajnime dhe këshillim të personelit të Aleatëve në më shumë institucione të sigurisë në të gjithë vendin.

 

Lexoni gjithashtu: 

”Marrëveshje jo e mirë për Evropën, rrit ndikimin ekonomik e politik të Putin”, Biden kundër Nord Stream 2

Stërvitje ushtarake Rusi-Iran, Republika Islamike presion SHBA për akordin bërthamor

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Spanja zbulon 111 raste me kancer që lidhet me implantet e gjirit

Mbi 100 gra në Spanjë janë diagnostikuar me një formë të rrallë kanceri që është lidhur me implantet e gjirit. Autoritetet shëndetësore kanë konfirmuar 111...
19:28 | 04/06/2026

Konflikti në Ukrainë, Lavrov: SHBA nuk i kanë respektuar marrëveshjet, lufta e Bidenit tani është bërë e Trumpit

Deklaratat pro-Ukrainës të Sekretarit të Shtetit të SHBA-së, Marco Rubio, tregojnë se ajo që Rusia e quajti “lufta e Bidenit” tani është shndërruar në “luftën...
19:10 | 04/06/2026

Të fshehur brenda kamionit cisternë, gjenden 30 emigrantë në Turqi! Një i arrestuar

Tridhjetë emigrantë u zbuluan nga policia turke në rezervuarin bosh të një kamioni cisternë në juglindje të vendit, pranë kufirit me Iranin. Një video e postuar në X nga policia...
18:24 | 04/06/2026