I dënuar me 16 vite burg për vrasje, arrestohet 43-vjeçari në Dibër
16 Nëntor 2023 |
12:16
Një 43-vjeçar në Dibër ka rënë në prangat e Policisë, pasi Gjykata e Apelit në Tiranë e kishte dënuar me 16 vite burg për vrasje.
Lajmin e ka bërë të ditur Policia përmes një njoftimi, ku thuhet se vrasja ka ndodhur në vitin 2017.
Ndërkohë bëhet e ditur gjithashtu se në pranga ka rënë edhe një shtetas i shpallur në kërkim për “dhënien e ndihmës për kalim të paligjshëm të kufijve” ndaj emigrantëve.
Njoftimi i Policisë:
DVP Dibër-Policia ekzekuton masën e sigurisë “Arrest në burg”, për 1 shtetas të akuzuar për vrasje, si dhe ndalon 1 shtetas tjetër të akuzuar nga GjKKO-ja, për dhënie ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit.
- Shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Dibër ekzekutuan masën e sigurisë “Arrest në burg”, për shtetasin V. (Xh.) E., 43 vjeç, banues në fshatin Pollazhan, Dibër. Gjykata e Apelit Tiranë i ka caktuar këtë masë sigurie dhe e ka dënuar me 16 vjet burg, 43-vjeçarin, pas hetimeve për vrasjen e shtetasit A. K., të kryer në vitin 2017.
- Specialistët e Sektorit për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme të DVP Dibër, në bashkëpunim me shërbimet e Policisë Kufitare të PKK Bllatë, ndaluan shtetasin e shpallur në kërkim A. Xh. alias U. Z., 42 vjeç, banues në Dibër, pasi Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, kryer në bashkëpunim.
Materialet procedurale i kaluan prokurorive përkatëse, për veprime të mëtejshme.
LEXONI GJITHASHTU:
Lajme të Sugjeruara
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta