”Xi është diktator”, Pekini reagon ndaj deklaratës së Biden
Kina dënoi sot vlerësimin e presidentit amerikan Joseph Biden se homologu i tij kinez Xi Jinping është një diktator si “jashtëzakonisht i gabuar”.
E pyetur për komentet e Bidenit, zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme Mao Ning tha se një fjalim i tillë është jashtëzakonisht i gabuar dhe manipulim politik i papërgjegjshëm dhe se Kina e kundërshton me vendosmëri atë, raportoi Channel Neës.
“Më duhet të theksoj se ka gjithmonë njerëz me qëllime të fshehta që përpiqen të mbjellin përçarje dhe të prishin marrëdhëniet kino-amerikane dhe kjo nuk do të funksionojë”, shtoi ajo.
E pyetur për të sqaruar se kë do të thoshte, Mao refuzoi, duke thënë se mendonte se kushdo që po përpiqej të minonte dhe të krijonte përçarje midis Kinës dhe SHBA-së e dinte këtë.
Biden dhe Xi ranë dakord dje në samitin për të rivendosur komunikimin ushtarak midis dy vendeve dhe për të bashkëpunuar në luftën kundër trafikut të drogës.
Por duke folur pas takimit të tij me Xi, Biden u tha gazetarëve se ai ende e konsideronte presidentin kinez një “diktator”.
Ai shkaktoi zemërim në Pekin në fillim të këtij viti kur bëri të njëjtin vlerësim.
Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 08:17 Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
- 08:13 Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
- 07:56 Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur
- 07:40 Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
- 07:18 SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk