Sejamini: Sondazhi tregon sa mbështetet qeveria, pjesa tjetër i takon punës së opozitës

18 Shkurt 2021 | 20:00

Opozita e Bashkuar dhe Partia Socialiste pritet të përballen kokë më kokë në zgjedhjet e 25 prillit në Shqipëri. Ky është perceptim i dalë nga sondazhi i dytë zgjedhor kombëtar, i cili është kryer nga MRB dhe që u prezantua në “Barometrit Politik” në Euronews Albania.

Sipas të dhënave, 42.8% e personave të pyetur thanë se do të votonin për opozitën e bashkuar, ndërsa 43.8% do mbështesnin Partinë Socialiste. Gazetari Neritan Sejamini thotë se të dhënat  shkojnë në avantazh të opozitës, e cila sipas tij mund të arrijë PS-në me votën e të pavendosurve.

Ai thotë se qeveria nuk është në gjendje për të fituar pikë mbështetjeje në këto zgjedhje, por shtoi se gjithçka është në dorë të opozitës.

“Kjo tregon se sa mbështet qeveria, kjo tregon se sa shumë hapësira ka opozita, që mund ta zërë me mbështetjen e saj përmes të pavendosurve. Qeveria nuk është në gjendje për të shtuar mbështetje në zgjedhje, por gjithçka varet se sa do të fitojë dhe sa mund të humbasë opozita. Qeveria nuk besoj se mund të ngrihet”, tha ai.

Lexoni gjithashtu: 

Sondazhi i dytë kombëtar: Opozita e bashkuar dhe PS kokë më kokë për votën e shqiptarëve

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara