Leja për betim, zbardhet vendimi i Gjykatës së Lartë për Belerin

Fredi Beleri
17 Nëntor 2023 | 16:58

Gjykata e Lartë vendosi që kërkesa e Fredi Belerit të shqyrtohet nga Gjykata e Posaçme.

Kryebashkiaku i zgjedhur i Himarës i marrë i pandehur nga SPAK për korrupsion në zgjedhje kërkon leje të posaçme për t’u betuar në Këshillin Bashkiak.

Në vendimin e zbardhur të Gjykatës së Lartë thuhet qartë se lejen e posaçme për Belerin, nëse do t’i mundësohet ose jo, e cakton prokurori dhe jo drejtori i burgut.

Më herët Gjykata e Posaçme, e caktuar si kopetente nga Gjykata e Lartë, me një vendim të 26 qershorit 2023 refuzoi kërkesën e tij për leje të posaçme.

Fredi Beleri u arrestua në ambientet e një lokali në Himarë, vetëm 2 ditë para zgjedhjeve lokale të 14 majit.

Ai së bashku me bashkëpunëtorin e fushatës elektorale Pandeli Kokaveshi akuzohen për veprën penale të shit-blerjes së votave.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026