Shqipëria zyrtarisht në Euro 2024, Meta: Kualifikim historik, na bën krenarë

17 Nëntor 2023 | 20:12

Shqipëria është zyrtarisht pjesë e Europianit 2024 në Gjermani. Deri në minutën e 88’ të ndeshjes Shqipëria ishte në avantazh, por pas një harkimi në zonë, Baboglo shënoi golin e barazimit 1-1. Edhe pse barazim, Shqipëria siguroi vendin e saj në Europian, ndërsa ka dhe një ndeshje më Ishujt Faroe, rezultati i së cilës do të shërbejë vetëm për statistikë dhe për të ruajtur kreun e grupit. Aktualisht kombëtarja jonë ka grumbulluar 14 pikë dhe është në krye të grupit E.

Kreu i partisë së Lirisë Ilir Meta ka reaguar menjëherë pas përfundimit të ndeshjes përmes një postimi në Facebook. Meta e cilëson fitoren e kombëtares një kualifikim historik që bën krenar dhe gëzon gjithë kombin shqiptar.

“Urimet më të përzemërta shqiponjave kuqezi, trajnerit, stafit dhe në veçanti tifozëve të mrekullueshëm për mbështetjen e tyre të jashtëzakonshme në çdo ndeshje. Jam besimplotë që shkëlqimi dhe entuziazmi i kuqezinjve tanë do të jetë po aq i jashtëzakonshëm në Kampionatin Europian, kualifikimi në të cilin është plotësisht i merituar”, shprehet Meta

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026