Tërheqja nga Afganistani, procesi i brishtë i paqes dhe rritja e dhunës fusin NATO-n në dilemë

19 Shkurt 2021 | 07:31

Ministrat e Mbrojtjes të NATO-s nuk morën një vendim se kur të tërheqin trupat nga Afganistani.

Lajmin e bëri të ditur sekretari i përgjithshëm Jens Stoltenberg, i cili theksoi se aleatët u përballen me një dilemë për shkak të se dhuna po rritet sërish.

Pas dy dekada ndërhyrje ushtarake të Perëndimit dhe disa qindra miliardë dollarëve të investuar, vendet e NATO-s ngurrojnë të zbatojnë afatin e 1 majit dhe të rrezikojnë progresin e vendit drejt demokracisë, në një kohë kur bisedimet për paqen bllokohen vazhdimisht.

[
cite_header=Ata nuk po arrijnë progresin që ne do të dëshironim. Ndaj ne jemi jashtëzakonisht të shqetësuar nga rritja e nivelit të dhunës. Rrjedhimisht mesazhi ynë për talebanët është të reduktojnë dhunën si dhe të negociojnë me mirëbesim dhe të sigurohen që të ndalin bashkëpunimin me grupet e tjera terroriste.
cite_author=Jens Stoltenberg
cite_description=sekretar i përgjithshëm i NATO-s
]

Sulmet në Afganistan, përfshirë një me eksploziv që i mori jetën një zëvendës guvernatori në Kabul, në dhjetor, kanë shtyrë Kongresin amerikan dhe grupet ndërkombëtare të të drejtave të njeriut të kërkojnë një shtyrje të tërheqjes së trupave.

Stoltenberg shtoi se sekretari amerikan i Mbrojtjes, Lloyd Austin premtoi se do të konsultohet me aleatët dhe partnerët përpara se të vendosë.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s përsëriti se ata mund të konsiderojnë të anulojnë afatin e rënë dakord një vit më parë  nga SHBA-ja dhe Talibanët për largimin nga vendi të  trupave ndërkombëtare.

“Ekziston afati i 1 majit, por premtimi për të lënë Afganistanin bazohet në kushte. Prezenca  jonë në Afganistan bazohet në kushte. Ajo që bën NATO tani është që ne së pari të bëjmë gjithçka që mundemi për të mbështetur një proces paqeje dhe zbatimin e plotë të  marrëveshjes. Ne do të largohemi vetëm kur të jetë koha e duhur,” – u shpreh Stoltenberg.

 

Lexoni gjithashtu: 

”Shpenzoni më shumë”, Stoltenberg thirrje ministrave të NATO: Të investojmë për sigurinë tonë

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ambasadori francez: Franca do t’i japë Ukrainës avionë luftarakë Rafale dhe Mirage 2000-5 

Avionët luftarakë Rafale të Francës do t’i shtohen së shpejti flotës së Forcave Ajrore të Ukrainës, shkroi ambasadori francez në Suedi, Thierry Carlier, në X....
16:57 | 04/06/2026

Disa të plagosur nga shembja e ingranazhit të hundës së një avioni në Frankfurt (VIDEO)

Disa anëtarë të stafit u plagosën kur ingranazhi i hundës së një avioni i linjës 787 u rrëzua papritur në një portë në aeroportin e...
16:28 | 04/06/2026

Autorja e nominuar për çmimin Oscar, Marjane Satrapi ndërron jetë në moshën 56-vjeçare

Autorja, regjisorja, ilustratorja dhe aktivistja franko-iraniane Marjane Satrapi, e njohur për serinë e saj të romaneve grafike dhe filmin Persepolis, ka vdekur në moshën 56...
16:14 | 04/06/2026