Marrëveshja bërthamore, SHBA e gatshme të rinisë bisedimet me Iranin, Teherani: Hiqni sanksionet

19 Shkurt 2021 | 10:02

Shtetet e Bashkuara kanë rënë dakord të marrin pjesë në bisedime që përfshijnë Iranin dhe fuqitë botërore me synimin për të rifuqizuar marrëveshjen e rëndësishme bërthamore të nënshkruar në vitin 2015.

Sipas këtij akordi Irani u zotua të kufizojë programin e tij bërthamor në këmbim të heqjes së sanksioneve ekonomike.

Në vitin 2018 ish-Presidenti Donald Trump, tërhoqi SHBA-në nga marrëveshja, duke i dhënë shkas Iranit të tërhiqej nga zotimet e tij. Me ardhjen e Joe Biden në krye të Shtëpisë së Bardhë edhe politika me Iranin ndryshon. Administrata e Biden premtoi se mbetet e vendosur për t’u riangazhuar së bashku me Iranin në marrëveshjen bërthamore.

Zëdhënësi i departamentit të shtetit Ned Price tha se SHBA-ja kishte pranuar një ftesë nga Bashkimi Evropian për t’u takuar me Iranin për të nisur bisedimet. Diplomati i lartë i BE-së Enrique Mora, i cili ofroi të mblidhte palët, tha se ky ishte një “moment kritik” për marrëveshjen. Irani nuk i është përgjigjur zyrtarisht rinisjes së bisedimeve të propozuara nga BE.

Por në një postim në Twitter, ministri i Jashtëm i Iranit, Mohammad Javad Zarif u shpreh se vendi i tij do të pajtohet plotësisht me marrëveshjen vetëm në momentin kur SHBA të heqë sanksionet.

 

 

 

Lexoni gjithashtu: 

Biden telefonon kryeministrin e izraelit, “Kërcënimi Iranian” një ndër temat

Stërvitje ushtarake Rusi-Iran, Republika Islamike presion SHBA për akordin bërthamor

Planifikonte akte terroriste kundër opozitës iraniane në Francë, diplomati iranian dënohet me 20 vite burg

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Presidenti Aoun: Libani pret përgjigjen e Hezbollahut përpara se të hyjë në fuqi armëpushimi

Presidenti libanez Joseph Aoun ka deklaruar të enjten se Shtetet e Bashkuara do të informohen për qëndrimin libanez për armëpushimin menjëherë sapo të marrin përgjigje...
15:55 | 04/06/2026

Alarm në SHBA, paraziti mishngrënës gjendet te një viç në Teksas! Ishte zhdukur prej vitesh

Një parazit mishngrënës, i rrallë në SHBA në gjashtë dekada, është gjetur te një viç në Teksas, në një zhvillim alarmues për industrinë e bagëtive në...
15:48 | 04/06/2026

Sulm ndaj një ekipi shëndetësor në Kongo, autoritetet të shqetësuara për përhapjen e Ebolës

Banorët sulmuan këtë javë një ekip i cili merret me varrimin e viktimave që kanë humbur jetën nga infektimet me Ebola në provincën Kivu Jugore...
15:32 | 04/06/2026