Nuk u paraqit në 2 takimet e fundit, Putin do marrë pjesë në samitin virtual të G20

19 Nëntor 2023 | 14:53

Presidenti rus, Vladimir Putin, do të marrë pjesë në samitin virtual të udhëheqësve të grupit të 20 shteteve më të industrializuara në botë (G20). Ky takim do të mbahet më 29 nëntor.

“Vladimir Putin do të marrë pjesë në samitin virtual të G20-s”, raportuan mediat ruse.

Putin nuk ka udhëtuar në dy takimet e fundit të G20 – në shtator në Indi dhe vitin e kaluar në Indonezi – duke dërguar në emër të tij ministrin e Jashtëm rus, Sergei Lavrov.

Putin ka realizuar vetëm disa udhëtime jashtë vendit, që kur Gjykata Ndërkombëtare Penale lëshoi urdhërarrestim për të lidhur me dëbimin e paligjshëm të fëmijëve ukrainas, përderisa pushtimi rus i Ukrainës po vazhdon.

G20 përbëhet nga 19 shtetet që kanë ekonomitë më të mëdha në botë dhe Bashkimi Evropian, e Unioni Afrikan./REL

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026

Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta

Irani thotë se marina e saj shënjestroi një anije detare amerikane që strehonte një “qendër komande dhe kontrolli” ndërsa ajo po i afrohej ujërave territoriale...
22:27 | 03/06/2026