Putin flet pas takimit me Vuçiç, zbulon çfarë i tha presidenti serb

18 Tetor 2023 | 21:20

Presidenti rus Vladimir Putin ka dhënë një konferencë për shtyp pas takimit me homologun serb, Aleksandër Vuçiç.

Ai tregoi se pati një takim të shkurtër me presidentin Vuçiç dhe tha se ky i fundit ishte i shqetësuar për situatën në rajon, shqetësim, që siç tha Putin e kanë dhe ata.

Putin foli dhe për takimin me kryeministrin hungarez, Viktor Orban.

“Kur më pyeti për mundësinë e një zgjidhjeje paqësore, unë thashë atë që e kam thënë shumë herë më parë, se nëse pala ukrainase dëshiron vërtet të negociojë, nuk duhet të bëjë gjeste teatrale, por të fillojë duke anuluar urdhrin ekzekutiv presidencial që ndalon bisedimet me Rusinë.

Thuhet se ata janë gati për negociata tani. Disa zyrtarë të lartë të ngarkuar me politikën e jashtme, të cilët vetëm së fundmi folën për shkaktimin e disfatës strategjike ndaj Rusisë në fushën e betejës, kanë ndryshuar mendjen dhe thonë se çështje të tilla duhet të zgjidhen përmes negociatave paqësore. Është një ndryshim i arsyeshëm, një ndryshim në drejtimin e duhur, për të cilin po flet edhe zoti Borrell. Mund ta lavdëroj për këtë, por nuk mjafton. Duhet të ndërmerren hapa praktikë nëse ekziston një dëshirë reale për të zhvilluar negociata,” – u shpreh Putin.

“Sa i përket kryeministrit Orban, ai shpesh akuzohet për ndjenja proruse, gjë që është e pakuptimtë. Ai nuk ka ndjenja pro-ruse dhe nuk është një politikan pro-rus. Ai është një politikan pro-hungarez. Ai më së shumti kritikohet jo për qëndrimin që ndryshon nga qëndrimet e liderëve të tjerë evropianë, por për guximin për të mbrojtur interesat e popullit të tij. Shumë liderëve politikë në Evropën moderne u mungon guximi për ta bërë këtë, ata nuk e kanë këtë lloj guximi. E kanë zili, prandaj po e kritikojnë,” – shtoi presidenti rus ndërsa komentonte kryeministrin Orban.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Gjuriç në Uashington, nis procesi i Dialogut Strategjik mes SHBA-së dhe Serbisë

Procesi i Dialogut Strategjik ndërmjet Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Serbisë nisi të premten, më 17 korrik në Uashington. Takimin mes zyrtarëve amerikanë dhe...
17:54 | 17/07/2026

Garda Revolucionare: Kemi goditur bazën amerikane në Katar

Garda Revolucionare Islamike e Iranit (Pasdaran) deklaroi se ka shënjestruar bazën ajrore amerikane Al Udeid në Katar, në atë që e cilësoi si një operacion...
17:49 | 17/07/2026

Shpërthimi i Ebolës në Kongo, 7 amerikanë në karantinë pas ndalimit të udhëtimit nga SHBA

Shtatë punonjës amerikanë që ishin në Kongo për të luftuar shpërthimin e Ebolës po karantinohen në një strukturë të re izolimi në Kenia, pasi qeveria amerikane vendosi...
17:26 | 17/07/2026