Putin-Xi bashkojnë forcat: Bashkëpunim për të mbrojtur drejtësinë ndërkombëtare

18 Tetor 2023 | 16:30

Presidenti kinez i kërkoi homologut të tij rus që të bëjnë “përpjekje të përbashkëta” për të ruajtur drejtësinë ndërkombëtare.

Shi Xhinping dhe Vladimir Putin u takuan në ditën e parë të samitit “Brezi dhe Rruga” në Pekin, ku kreu i Kremlinit ka udhëtuar pavarësisht urdhër-arrestit të lëshuar nga Gjykata Ndërkombëtare Penale.

“Në situatën e vështirë ku ndodhemi aktualisht, koordinimi në politikën e jashtme është jetik dhe ne këtë po bëjmë. Gjithashtu, në fokus të diskutimeve tona janë edhe marrëdhëniet dypalëshe”, tha Putin.

“Kina ka vullnetin për të bashkëpunuar me Rusinë për të kapur trendin tradicional të historisë, për të ndjekur trendin e zhvillimit global, duke e vendosur veten tonë pranë interesave themelore të dy popujve, duke pasuruar epokën e bashkëpunimit dypalësh, duke marrë përsipër përgjegjësitë si vende të mëdha dhe duke kontribuuar në forcimin e zhvillimit të dy vendeve, duke ruajtur në të njëjtën kohë drejtësinë ndërkombëtare”, u shpreh Xi Jinping, president i Kinës.

Në fillim të forumit të quajtur “Rruga e Mëndafshit”, presidenti kinez premtoi përmirësimin e aksesit të kompanive të huaja në tregun kinez dhe mbi 100 miliardë dollarë financime për vendet në zhvillim.

Kryetarë shteti nga Indonezia, Argjentina dhe Kazakistani ishin mes pjesëmarrësve.

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Cisterna e sanksionuar po rrjedh naftë pranë brigjeve të Omanit

Një anije nën sanksione për transportimin e karburantit rus ka të ngjarë të ketë rrjedhje nafte në një zonë detare të mbrojtur pranë brigjeve të...
19:34 | 17/07/2026

Të shtëna me armë zjarri në Danimarkë, vritet një person. Plgoset polici dhe autori (VIDEO)

Një civil u vra dhe një oficer policie u plagos pas të shtënave me armë në qytetin verior danez, Norresundby. Personi i armatosur u plagos...
19:25 | 17/07/2026

Qeveria britanike merr vendimin: Nga prilli pijet energjike do të ndalohen për personat nën 16 vjeç

Qeveria britanike ka njoftuar se fëmijëve nën 16 vjeç do t’u ndalohet blerja e pijeve energjike me përmbajtje të lartë kafeine në Angli që nga...
19:18 | 17/07/2026