Apeli i GJKKO liron Jamarbër Malltezin, flet avokati Gjokutaj
Apeli i GJKKO ka ndryshuar masën e sigurisë për Jamarbër Malltezin duke e lënë në “arrest shtëpie”. Apeli ka lënë në fuqi masën “detyrim paraqitjeje” për Sali Berishën.
Në një deklaratë për mediat në mbyllje të seancës Genc Gjokutaj, avokati i Berishës dhe Malltezit e cilësoi vendimin “një kopje të keqe të vendimit të shkallës së parë”.
“Gjykata shpalli vendimin duke miratuar kërkesën e zotit Berisha dhe duke ndryshuar masën e sigurisë për Jamarbër Malltezin, duke caktuar masën “arrest në shtëpi”. Kjo mbetet një çështje politike të cilën ne do ta ndjekim deri në fund”, tha mes të tjerash Gjokutaj.
Sipas avokatit Gjokutaj, kallëzimi i Taulant Ballës është regjistruar në të njëjtën ditë që është depozituar, që tregon sipas tij se kemi të bëjmë me një hetim të dirigjuar politikisht.
Malltezi u arrestua në Rinas më 21 tetor me urdhër të SPAK. Mbi të rëndojnë akuzat për “Korrupsion Pasiv” dhe “Pastrim Parash”, lidhur me privatizimin e ish-kompleksit Partizani.
Për të njëjtën çështje GJKKO ka caktuar masat e sigurisë “Detyrim paraqitje” dhe për Sali Berishën dhe sipërmarrësin Fatmir Bektashi, ortak i Malltezit dhe ndërtues i kompleksit të pallateve.
Ish-kryeministrit i është ndaluar dalja jashtë shtetit dhe mbi të është ngritur akuza e korrupsionit pasiv kryer në bashkëpunim.
LEXONI GJITHASHTU:
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta