Kaosi në Kuvend| PS kërkon përjashtimin e 6 deputetëve, zbardhen emrat
Partia Socialiste ka kërkuar përjashtimin e 6 deputetëve të Partisë Demokratike, pas ngjarjeve të ndodhura në seancën parlamentare të së hënës, ku mes flakëve dhe tymit u miratua projektbuxheti për vitin 2024.
Bëhet me dije se socialistët kanë kërkuar përjashtimin e deputetëve Flamur Noka, Gazment Bardhi, Bledion Nallbati, Sorina Koti, Flamur Hoxha dhe Albana Vokshi.
Pritet mbledhja e Sekretariatit për të vendosur mbi masën disiplinore që do të merret ndaj deputetëve.
Kujtojmë se në rastet analoge, pjesa dërrrmuese e deputetëve që kanë shkaktuar tensione në Kuvend janë përjashtuar me masën maksimale, prej 10 ditësh.
Maxhoranca miratoi pa diskutime projektbuxhetin për vitin 2024 brenda 5 minutave të hënën, duke shënuar seancën më të shkurtër të Kuvendit në historinë e parlamentarizmit.
Shkak u bënë flakadanët e ndezur nga opozita një prej të cilëve shpërtheu në flak, pasi ra në ulësen e një prej deputetëve.
I pranishëm në seancë ishte dhe kryeministri Rama, i cili nuk e mori fjalën, por mori pjesë në votimin e projektbuxhetit.
Ka qenë ndërhyrja e gardës me ujë që parandaloi përhapjen e flakëve.
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta