RMV vaksina edhe nga ”Sputnik V”, Zaev njofton për arritjen e marrëveshjes me kompaninë ruse

22 Shkurt 2021 | 06:49

Maqedonia e Veriut vijon marrëveshjet me kompanitë farmaceutike për sigurimin e vaksinës kundër COVID-19.

Së fundmi, kryeministri Zoran Zaev ka deklaruar se është arritur marrëveshja me Sputnik V për sigurimin e 100 mijë dozave. 

“Gjithçka që mund të bënim për vaksinën e bëmë. Bëmë porosi, marrëveshje dhe vendosëm kontakte. E gjithë kjo me qëllimin e vetëm që procesi i vaksinimit të mos ndërpritet dhe të vazhdojë me dinamikën e parashikuar. Kemi bërë porosi dhe kemi arritur marrëveshje me të gjitha vaksinat ekzistuese”, ka deklaruar Zaev.

Aktualisht në Maqedoninë e Veriut vaksinimi po vijon vetëm për mjekët, me dozat e dhuruara nga Serbia, ndërsa brenda këtij muaji pritet të mbërrijnë dhe vaksinat kineze të Sinopharm, ku janë porositur 200 mijë doza.

Gazetarja e Euronews Albania nga Shkupi, Ferikan Iljazi raportoi se nga dozat e para të mbërritura në këtë shtet nuk është vaksinuar as kryeministri Zaev dhe as ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe.

Pritet që ata të vaksinohen pas mbërritjes së dozave të dyta. 

Lexoni gjithashtu:

Maqedoni e Veriut, hetime për keqpërdorim të vaksinave pas denoncimeve për abuzime

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, tha se zgjerimi i NATO-s për të përfshirë Kosovën aktualisht nuk është në krye të agjendës së aleatëve, por...
08:17 | 04/06/2026

Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë

Rreth 90 shtetas të Serbisë janë dëbuar nga aeroporti i Tivatit dhe u është ndaluar hyrja në Mal të Zi, pasi konsiderohen “rrezik për sigurinë”,...
19:15 | 03/06/2026

Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani këtë të mërkurë është takuar me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa në kuadër të vizitës së tij në Prishtinë....
16:28 | 03/06/2026