Dielli ”sfidon” COVID-19, gjermanët dynden për të shijuar motin e mirë, gjoba deri në 25 mijë euro

22 Shkurt 2021 | 06:55

Pavarësisht se në Gjermani po rritet frika nga një valë e tretë e infeksioneve, në fundjavë të shumtë kanë qenë qytetarët që zgjodhën të shijojnë rrezet e diellit duke thyer edhe rregullat anti-COVID.

Në brigjet e lumit RhineDuesseldorf, policia vendosi barriera për të mbajtur larg qytetarët e madje duke i gjobitur për mosmbajtje distance apo maske. Gjobat e vendosura për mos respektimin e protokollit të sigurisë anti-COVID, variojnë nga 100 euro në 25 mijë euro.

Autoritetet i frikësohen kryesisht varianteve të reja të virusit të cilat cilësohen më të transmetueshme e që mund të vonojnë lehtësimin e masave kufizuese.

Një ditë më parë Instituti ”Robert Koch” raportoi 7.676 raste të reja, shifër kjo tepër e lartë me 1.562 raste më shumë se një javë më parë. Ndërsa shqetësimi rritet, edhe në Stokholm, me mundësinë e një vale të tretë të pandemisë, autoritetet kanë paralajmëruar se mund të mbyllin bizneset.

Ministrat po përgatiten të përdorin legjislacionin e ri për të mbyllur palestrat, restorantet dhe sallonet e bukurive.

Nga ana tjetër Kryeministri britanik Boris Johnson dëshiron të paraqesë një strategji për daljen nga izolimi. Një nga planet është që të ketë më shumë lehtësi  për studentë në Angli dhe të mund të lejohen aktivitetet në natyrë.

Mjeku shqiptar që punon dhe jeton në Gjermani, Naser Ahmeti tha për Euronews Albania se sa i takon procesit të vaksinimit ai nuk ishte i kënaqur me ecurinë.

“Në gjithë Gjermaninë, janë të vaksinuar rreth 4.6%, në një shtet kaq të fortë si Gjermania,” – tha ai duke shtuar se ajo pjesë e popullsisë që ka marrë edhe dozën e dytë të vaksinës janë vetëm 2.3%.

Shkak i kësaj situate është bërë mungesa e vaksinave sepse popullsia është shumë e interesuar që të marrë dozat e vaksinave anti-COVID.

 Ndërkaq specialisti i mjekësisë së brendshme sqaroi gjithashtu se përqëndrimi më i madh është te Pfizer, Moderna dhe AstraZeneca por nëse vaksinat ruse dhe kineze aprovohen nga Bashkimi Europian nuk ka arsye të mos përdoren.

 

Lexoni gjithashtu:

Drejt normalitetit, Izraeli lë pas izolimin kombëtar, aktivitete specifike për ata që janë vaksinuar

Sot rihapen shkollat, në gjimnazet që ndodhen në zonat me risk të lartë mësim online

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Autorja e nominuar për çmimin Oscar, Marjane Satrapi ndërron jetë në moshën 56-vjeçare

Autorja, regjisorja, ilustratorja dhe aktivistja franko-iraniane Marjane Satrapi, e njohur për serinë e saj të romaneve grafike dhe filmin Persepolis, ka vdekur në moshën 56...
16:14 | 04/06/2026

Rubio: Groenlanda është pjesë e Danimarkës “për momentin”, bisedimet për ishullin vazhdojnë

Sekretari i Shtetit i SHBA-së, Marco Rubio, pranoi se Groenlanda është pjesë e Danimarkës “për momentin”,  ndërkohë që sinjalizoi se Uashingtoni mbetet thellësisht i angazhuar...
16:14 | 04/06/2026

Starmer akuzon Musk se po përpiqet të shkaktojë përçarje në Mbretërinë e Bashkuar

Kryeministri Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se “po përpiqet të shkaktojë përçarje” në Mbretërinë e Bashkuar, pas vrasjes së Henry...
16:02 | 04/06/2026