Izraeli thotë se lirimi i pengjeve në Gazë nuk do të fillojë para së premtes  

23 Nëntor 2023 | 07:40

Lirimi i pengjeve bazuar në një armëpushim të përkohshëm midis Izraelit dhe Hamasit, grupit palestinez shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian, nuk do të ndodhë përpara së premtes, bënë të ditur këshilltari i sigurimit kombëtar të Izraelit dhe SHBA-ja

Izraeli dhe grupi radikal Hamas ranë dakord herët të mërkurën për një armëpushim në Gaza për të paktën katër ditë për të lejuar hyrjen e ndihmave si dhe lirimin e të paktën 50 pengjeve të mbajtura nga luftëtarët e Hamasit, në këmbim të të paktën 150 palestinezëve të burgosur në Izrael.

Koha e fillimit të armëpushimit dhe lirimit të pengjeve të kapur nga grupi ekstremist palestinez gjatë sulmit të tij më 7 tetor ndaj Izraelit ende nuk është shpallur zyrtarisht.

Një burim egjiptian i sigurisë tha se ndërmjetësit kishin kërkuar që kjo të fillonte të enjten në një orar prej orës 10:00.

“Negociatat për lirimin e pengjeve tanë po vazhdojnë dhe po avancojnë,” tha këshilltari izraelit për sigurinë kombëtare, Tzachi Hanegbi, në një deklaratë të lëshuar nga zyra e kryeministrit.

“Fillimi i lëshimit do të bëhet sipas marrëveshjes origjinale midis palëve, dhe jo para së premtes”, thuhet në njoftim.

 

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West

Reperi amerikan Kanye West do të lejohet të mbajë dy koncerte në Holandë, pasi një gjykatë në Amsterdam vendosi se performancat e planifikuara mund të...
09:24 | 04/06/2026

SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh

SpaceX, kompania e teknologjisë hapësinore dhe komunikimeve satelitore e drejtuar nga Elon Musk, po planifikon të mbledhë rreth 75 miliardë dollarë përmes një oferte publike...
09:11 | 04/06/2026

Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran

Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara ka miratuar rezolutën për kompetencat e luftës që synon të frenojë fushatën ushtarake të presidentit amerikan, Donald Trump,...
08:43 | 04/06/2026