Fitorja e “Trumpit holandez” jehonë në qarqet ekstremiste europiane

23 Nëntor 2023 | 13:33

Partitë evropiane të ekstremit të djathtë e kanë festuar atë që e kanë quajtur “era e ndryshimit”, e sjellë nga fitorja e ekstremistit Geert Wilders në Holandë.

Marine Le Pen, kryetare e partisë Bashkimi Kombëtar në Francë, ishte ndër të parat që uroi Wilders dhe partinë e tij për atë që e quajti “performanca spektakolare në zgjedhje, që konfirmoi rritjen e qëndrimit pro mbrojtjes së identiteteve kombëtare”.

Kryeministri nacionalist i Hungarisë, Viktor Orban postoi në rrjetet sociale një foto të vokalistit të grupit të rokut Skorpions për të përshëndetur “erën e ndryshimit”.

Ligjet e ashpra për emigracionin ishin zemra e fjalimeve të Wilders. Fjalë që përkonin me ato të liderit të Ligës italiane, Matteo Salvini, i cili në urimin e tij e ka quajtur Wilders një “mik dhe aleat”.

Fituesi i zgjedhjeve holandeze konsiderohet herë pas here si “Trumpi holandez”, por në fakt ai ka hyrë në politikë shumë kohë përpara ish-presidentit amerikan.

Geert Wilders e ka ndërtuar karrierën e tij duke luftuar atë që e quan “pushtimi islamik” i Perëndimit. Së fundmi, ai u shpall fajtor për fyerje të komunitetit maroken.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari

Presidenti francez, Emmanuel Macron vlerësoi sot fillimin e një “epoke të re” për Hungarinë dhe Evropën, gjatë pritjes në Pallatin Elysee, të kryeministrit të ri...
22:21 | 03/06/2026

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit

Pas tre orësh, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara përfundoi votimin për të zgjedhur pesë anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit për mandatin 2027-2028....
20:43 | 03/06/2026

Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë

Rreth 90 shtetas të Serbisë janë dëbuar nga aeroporti i Tivatit dhe u është ndaluar hyrja në Mal të Zi, pasi konsiderohen “rrezik për sigurinë”,...
19:15 | 03/06/2026