Gjarpri super helmues 2 metra i gjatë, i lirë në rrugët e qytetit holandez
Një gjarpër Mamba jeshil është duke rrëshqitur nëpër qytetin holandez të Tilburgut që kur pronari i tij zbuloi se ai ishte zhdukur të hënën.
Autoritetet po paralajmërojnë njerëzit që të kenë kujdes nga gjarpri në ngjyrë të gjelbër të ndezur – i cili është shumë helmues – ndërsa specialistët vazhdojnë të kërkojnë për kafshën afër vendit ku u pa për herë të fundit.
Gjarpri thuhet se është arratisur nga një shtëpi në Goudenregenstraat në Tilburg, ku po mbahej si kafshë shtëpiake. Kafsha, megjithëse me ngjyrë të bukur dhe me të vërtetë bie në sy, është shumë helmuese dhe kafshimi i tij mund të vrasë një njeri në vetëm 30 minuta.
Simptomat e zakonshme nëse kafshohesh nga një Mamba jeshile përfshijnë dhimbje dhe ënjtje në vendin e pickimit, të cilat më pas mund të zhvillohen në simptoma serioze si nekrozë, ataksi, përgjumje, marramendje, hipotension, vështirësi në frymëmarrje, marramendje dhe paralizë. Kjo është arsyeja pse autoritetet po theksojnë nevojën për të qëndruar në gatishmëri për gjarprin, nëse udhëtoni ose jetoni në zonën e afërt.
Çmimet e konsumit në mbarë Evropën, cilat vende janë më të shtrenjtat dhe më të lirat?
Trump reagon për Andy Burnham: Kam dëgjuar se është jashtëzakonisht liberal
Aksidenti hekurudhor në Londër, njëri tren kishte kaluar me semafor të kuq pak para përplasjes
- 09:35 Tërmetet që tronditën Venezuelën, djali i Maduro-s: Situata është shumë serioze, po luftojmë për të shpëtuar të mbijetuarit
- 09:33 Machado reagon për tërmetet shkatërruese në Venezuelë: Përqafimi im i pafund është me ju
- 09:32 Netanyahu: Nuk i kam kërkuar kurrë leje Trump për të sulmuar Iranin
- 09:32 Gilberto Mora, lojtari më i ri titullar në një Kupë Bote për Meksikën
- 09:23 Tërmetet vdekjeprurëse në Venezuelë, presidenti Macron: Mbështetje dhe solidaritet për popullin venezuelian
- 09:18 Ditëlindja e pestë në Kupën e Botës, Messi feston 39-vjetorin e lindjes me shokët e skuadrës së Argjentinës