Sulm me thikë në shkollën në Dublin, mes 5 të plagosurve janë dhe 3 fëmijë

23 Nëntor 2023 | 18:24

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë të enjte në Dublin jashtë një shkolle në qendër të qytetit

Stephen Murphy, korrespondent i Sky News në Irlandë, tha se dëshmitarët i kanë thënë policisë se kanë parë një burrë, i cili po mbante një thikë, duke “sulmuar disa të rinj” ndërsa ata dolën nga shkolla.

Ngjarja ka ndodhur në një  shkollë fillore irlandeze ku të gjithë nxënësit do të bënin mësime në gjuhën irlandeze.

Sipas policisë nga ky sulm, janë plagosur 5 persona, 3 prej të cilëve janë fëmijë. YTë lënduarit janë dërguar në spitale të ndryshme. Një nga fëmijët, një vajzë dhe gruaja po trajtohen me plagë të rënda.

Dy fëmijët e tjerë dhe burri po trajtohen për lëndime më pak të rënda, sipas policisë.

Kryeministri irlandez Leo Varadkar tha se një i dyshuar është arrestuar. Ndërsa më herët, policia tha se për momentin nuk është në kërkim të askujt tjetër.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026

Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta

Irani thotë se marina e saj shënjestroi një anije detare amerikane që strehonte një “qendër komande dhe kontrolli” ndërsa ajo po i afrohej ujërave territoriale...
22:27 | 03/06/2026