Energjia/ Koha e kursimit mbaroi, në verë popullata harxhoi më shumë
Bizneset dha familjarët nuk kanë kursyer energji elektrike në verë. Ata kanë harxhuar më shumë kilovatë për shkak të temperaturave të larta dhe çmimeve të ulura të bursave në treg.
Në periudhën korrik-shtator, Shqipëria prodhoi 1.6 teravat energji elektrike.
Sasia është rreth 18 % më e lartë se në verën e vitit 2022, çka i ka sjellë vendit frymëmarrje në menaxhimin e situatës me tregtinë dhe furnizimin në popullatë.
Kjo e fundit, del se ka harxhuar më shumë energji se vitin e kaluar. Si bizneset, ashtu edhe familjarët, kanë konsumuar 1.58 teravat, ndryshe nga vjet kur u konsumuan 1.51.
Tejkalimi i krizës së vitit të kaluar dhe heqja e masave për kursim të energjisë, ndikuan në shtimin e konsumit energjetik këtë periudhë. Po ashtu, prania e shtuar dhe vala e të nxehtit në fund të korrikut dhe fillim të gushtit, reflektuan tek konsumi.
Sipas strukturës së prodhimit, Hidrocentralet publike në Drin, mbartin 58% të sasisë. Pjesa tjetër, 41.5% prodhohet nga HEC-et private koncesionare dhe 0.5% nga panelet diellore.
Bilanci për 3-mujorin e parë, është publikuar nga Instituti i Statistikave, i cili zbulon se edhe niveli i humbjeve dhe vjedhjeve të energjisë elektrike është reduktuar këtë vit, çka tregon për nisje të një viti të mbarë në sektor.
LEXONI GJITHASHTU:
Momente tmerri në Theth, guri bie mbi makinë dhe depërton brenda saj, turistët shpëtojnë për mrekulli (VIDEO)
Historike, Shqipëria për herë të parë në “Genuine Cup” me ekipin e personave me aftësi të kufizuara intelektuale
Tentoi të vidhte me thyerje një market në Krujë, shoqërohet në polici 14-vjeçari
- 10:38 Momente tmerri në Theth, guri bie mbi makinë dhe depërton brenda saj, turistët shpëtojnë për mrekulli (VIDEO)
- 10:31 Kryeministri Rama uron kryeministrin e ri të Ukrainës, Serhii Koretskyi: Shqipëria qëndron krah jush
- 10:30 Historike, Shqipëria për herë të parë në “Genuine Cup” me ekipin e personave me aftësi të kufizuara intelektuale
- 10:21 Algjeria përballet me mbi 100 zjarre, zgjerojnë personelin në 45 provinca
- 10:12 Japonia ndryshon rregullat e trashëgimisë perandorake, gratë ende jashtë linjës së pasardhësve
- 09:58 Një raketë godet një cisternë pranë brigjeve të Omanit, trafiku “i paralizuar” në Hormuz pas sulmeve SHBA-Iran