Historike, Shqipëria për herë të parë në “Genuine Cup” me ekipin e personave me aftësi të kufizuara intelektuale
Kombëtarja shqiptare e futbollit e personave me aftësi të kufizuara intelektuale do të përfaqësojë Shqipërinë në “Genuine Cup 2026”, që do të zhvillohet në Houston, Texas, SHBA, nga 26 korriku deri më 2 gusht.
Për herë të parë, Shqipëria merr pjesë në një kompeticion të këtyre përmasave ndërkombëtare me një ekip të të rinjve me aftësi të kufizuara intelektuale, një arritje që vlerësohet jo vetëm sportive, por edhe si një hap i rëndësishëm drejt përfshirjes sociale.
Prej disa muajsh, Federata Shqiptare e Futbollit, në bashkëpunim me organizatën Klubi Kombëtar i Prindërve të Fëmijëve me CSA&P.A.K./Autizmi Flet, ka punuar për përgatitjen e ekipit për këtë turne. Skuadra shqiptare përbëhet nga 12 futbollistë dhe po zhvillon stërvitjet e fundit në “Shtëpinë e Futbollit”.
Në një nga seancat stërvitore ishin të pranishëm zëvendëspresidenti i FSHF-së, Geri Çipi, anëtari i Komitetit Ekzekutiv të FSHF-së, Blendi Fevziu, si dhe ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Evis Sala.
Ministrja Sala e cilësoi pjesëmarrjen në “Genuine Cup 2026” një arritje të rëndësishme, duke theksuar se politikat sociale synojnë tashmë jo vetëm mbështetjen ekonomike, por edhe përfshirjen reale të personave me aftësi të kufizuara në sport, kulturë, arsim dhe jetën e përditshme.
Edhe zëvendëspresidenti i FSHF-së, Geri Çipi, tha se krijimi i këtij ekipi është rezultat i bashkëpunimit mes Federatës dhe shoqatës partnere, duke theksuar se futbolli duhet të jetë gjithëpërfshirës dhe t’u japë mundësi të gjithëve të përfaqësojnë vendin në arenën ndërkombëtare.
Ndërsa anëtari i Komitetit Ekzekutiv të FSHF-së, Blendi Fevziu, vlerësoi angazhimin e shoqatave dhe institucioneve që bënë të mundur këtë pjesëmarrje, duke theksuar se futbolli është një mjet për të tejkaluar sfidat dhe për të promovuar barazinë.
Pjesëmarrja e Shqipërisë në “Genuine Cup 2026” është rezultat i bashkëpunimit të vazhdueshëm mes FSHF-së dhe shoqatave të personave me aftësi të kufizuara, me synimin për të krijuar më shumë mundësi për përfshirje dhe përfaqësim në sport.
Sipas FSHF-së, ky projekt përcjell mesazhin se futbolli është për të gjithë, pa dallime dhe pa kufizime, duke promovuar barazinë, përfshirjen dhe respektin për çdo individ.
Momente tmerri në Theth, guri depërton në makinë, turistët shpëtojnë për mrekulli (VIDEO)
Tentoi të vidhte me thyerje një market në Krujë, shoqërohet në polici 14-vjeçari
Britania dënon deklaratat e ministres serbe për Kosovën: Të neveritshme dhe pa vend në shoqërinë e sotme
- 10:38 Momente tmerri në Theth, guri depërton në makinë, turistët shpëtojnë për mrekulli (VIDEO)
- 10:31 Kryeministri Rama uron kryeministrin e ri të Ukrainës, Serhii Koretskyi: Shqipëria qëndron krah jush
- 10:21 Algjeria përballet me mbi 100 zjarre, zgjerojnë personelin në 45 provinca
- 10:12 Japonia ndryshon rregullat e trashëgimisë perandorake, gratë ende jashtë linjës së pasardhësve
- 09:58 Një raketë godet një cisternë pranë brigjeve të Omanit, trafiku “i paralizuar” në Hormuz pas sulmeve SHBA-Iran
- 09:53 Oficeri i policisë së Sarandës përplaset fizikisht me një grup personash, disa të shoqëruar