Rritet prodhimi i energjisë elektrike, 30 për qind më shumë se vitin e kaluar

13 Tetor 2023 | 14:58

Në 8 muajt e parë të këtij vitit, energjia e prodhuar në vend arriti në 6.2 mln megavat. Në raport me vitin 2022, janë 1.6 mln megavat më shumë, të gjeneruar falë situatës së mirë klimatike me reshjet që ranë në fund të vitit 2022.

Kaskada e Drinit, e cila menaxhohet nga KESH, ka qenë burimi kryesor i prodhimit me më 60% të sasisë, ndërkohë HEC-et private dhe burimet alternative prodhuan 40 për qind.

Ajo që vihet re në 8-mujorin e parë, është minimizimi i humbjeve në rrjet. Në këtë periudhë energjia e shkuar dëm ishte në nivelin 19%.

Me Fierzën që kapi kuota maksimale historike, në nivele të qendrushme mbi 290 metra për të gjithë pjesën e vitit, energjia e prodhuar arriti të mbulojë nevojat vendase, duke eliminuar blerjet jashtë vendit.

Por, kjo situatë ka nisur të përmbyset pas muajit shtator, ku KESH po blen në treg të huaj, e me sasinë dhe çmimet aktuale, po shpenzon rreth 5 mln euro në javë.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Riaktivizohet zjarri në Novoselë, vijojnë përpjekjet për shuarjen e flakëve (VIDEO)

Zjarri në zonën e Novoselës është riaktivizuar mëngjesin e kësaj të mërkure, duke rikthyer shqetësimin për përhapjen e flakëve. Edhe pse forcat zjarrfikëse arritën më...
09:23 | 15/07/2026

Nis zbatimi i amnistisë penale: Qindra të dënuar lënë qelitë, shifrat sipas burgjeve

Ka nisur këtë të mërkurë në të gjitha Institucionet e Ekzekutimit të Vendimeve Penale në vend, zbatimi i ligjit për amnistinë penale. Dyert e burgjeve...
09:20 | 15/07/2026

Mbyllja e tre grupkapitujve me BE-në, Ambasada Gjermane në Tiranë: Një hap i rëndësishëm në procesin e integrimit të Shqipërisë

Shqipëria shënoi një tjetër hap të rëndësishëm në procesin e integrimit europian, me mbylljen e tre grupkapitujve të negociatave gjatë Konferencës së IX Ndërqeveritare Shqipëri-Bashkimi...
09:15 | 15/07/2026