Europa “rrezikon varësinë” nga bateritë kineze në mungesë të energjisë ruse
Ndërsa Evropa përpiqet të pakësojë çlirimin e karbonit ajo rrezikon të krijojë varësi nga Kina për bateritë ndërsa kërkesat pritet të rriten tej mase në vitet e ardhshme. Ky është vlerësimi i bërë në një raport të Bashkimit Evropian, i siguruar nga agjencia e lajmeve ‘Reuters’.
Raporti i BE-së i siguruar nga agjencia e lajmeve Reuters paralajmëron se deri në vitin 2030, Evropa mund të bëhet po aq e varur nga Kina për bateritë, me përbërje prej litiumi dhe joni, sa ishte e varur nga energjia ruse përpara fillimit të agresonit të Moskës në Ukrainë.
“Nuk është shumë vonë, por mendoj se ata duhet të veprojnë me shpejtësi pasi Kina po ecën shumë shpejt në këtë sektor; ata janë kampionët e botës. Ata gjithashtu po rrisin përpjekjet të sigurojnë lëndët e para diku tjetër, për shembull në Afrikë. Është e rëndësishme të fuqizohet bashkëpunimi midis Evropës dhe Shteteve të Bashkuara në zhvillimin e teknologjive të reja, sepse kjo është përparësia kryesore”, thotë Guido Cozzi, ekonomist në Universitetin e St. Gallenit në Zvicër.
Evropa po ndërmerr hapa për të zhvilluar ekosistemin e saj të baterive siç është Aleanca Evropiane e Baterive, e cila përpiqet të nxisë investimet, kërkimin dhe zhvillimin e tyre. Franca hapi fabrikën e saj të parë të baterive të makinave elektrike në muajin maj.
“Qëllimi nuk është që të ketë vetëm fabrika të baterive. Ne duhet të kontrollojmë të gjithë zinxhirin. Ne fillimisht po punojmë për materialet e nevojshme kritike që të prodhojmë më shumë. Ne nuk mund të jemi plotësisht të varur nga Azia për furnizimin e materialeve kritike. Pastaj duhet të riciklojmë bateritë”, thotë Bruno Le Maire, Ministri francez i Financave.
Kina po investon shumë në sigurimin e lëndëve të para si kobalti, litiumi dhe mangani.
LEXONI GJITHASHTU:
Kapiteni që shpëtoi 155 persona duke ulur avionin në lumin Hudson: Tani kam nevojë për të njëjtin guxim për të mposhtur kancerin
Burnham: Nevojitet rishikim i sigurisë së deputetëve pas vdekjes së ish-ministres Widdecombe
Shtatë të vdekur nga sulmet amerikane në Iran, Teherani kërcënon me një “përgjigje vendimtare” ndaj SHBA-së
- 11:00 Theu masën “arrest në shtëpi” dhe vodhi me forcë një shumë parash në një farmaci, arrestohet 45-vjeçari në Durrës
- 10:59 Kapiteni që shpëtoi 155 persona duke ulur avionin në lumin Hudson: Tani kam nevojë për të njëjtin guxim për të mposhtur kancerin
- 10:56 Burnham: Nevojitet rishikim i sigurisë së deputetëve pas vdekjes së ish-ministres Widdecombe
- 10:54 Shtatë të vdekur nga sulmet amerikane në Iran, Teherani kërcënon me një “përgjigje vendimtare” ndaj SHBA-së
- 10:51 Britaniku humb jetën në një anije turistike pranë Kretës, rasti i dytë brenda pak javësh
- 10:44 Scaloni: Nuk duhet ta ngatërrojmë politikën me futbollin