Berisha: Pensionistët shqiptarë, më të mjerët në Europë. Zgjidhja, minimumit jetik
Ish-kryeministri Sali Berisha kërkoi gjatë seancës plenare të kësaj të enjteje që qeveria të miratojë minimumin jetik.
Gjatë fjalës në parlament, Berisha tha se pensionistët shqiptarë ndodhen sot në kufijtë e ekzistencës së tyre për shkak të pensioneve tepër të ulëta.
Ai i cilësoi hipokrizi rritjen e pensioneve nga ana e qeverisë, pasi nuk i ndihmojnë të moshuarit përballë rritjes së çmimeve të ushqimeve me 70-80 përqind.
“Diskutohet këtu për fondet private të pensioneve. Këto janë një ligjësi në shumicën e vendeve.
Nëse ka sot njerëz më të mjerë në Europë, janë pensionistët shqiptarë, të cilët janë përballur sipas Eurostatit, nga viti 2021 në vitin 2023, me një rritje të indeksit të harmonizuar të çmimeve të konsumit, rreth 70-80 përqind. Dhe se janë jashtë mundësisë së ekzistencës së tyre.
Sot, skema e pensioneve ekzistuese fakton se 48 përqind e pensionistëve janë me pension të pjesshëm.
Do më lejoni këtu t’u lexoj, një pensioniste: merr pension pleqërie i plotë, a mund ta imagjinoni ju, 6259 lekë të vjetra. Merr kompensim i shpenzimeve nga ndryshimi i çmimit të energjisë, 200 lekë.
Imagjinoni ju dhe asnjë prej jush nuk ngrihet këtu të japë përgjigje këtij problemi. Dhe përgjigjia është vetëm një: vendosja e minimumit jetik për çdo shqiptar.
Çdo lloj mase që mund të merret në rrafshin financiar është absolutisht e justifikuar 100 përqind për të vendosur minimumin jetik.
Ndaj dhe këto që thoni ju janë hipokrizi, janë lot krokodili, janë pashpirtësi.
Si kjo zonjë janë 48 përqind e pensionistëve dhe ne rrimë këtu e citojmë pensionet e larta në fshat dhe pensionet e larta në qytet. Po këta që janë me pension të pjesshëm dhe që janë 48 përqind e pensionistëve? Edhe ato të lartat nuk arrijnë kurrkund. Ato të fshatit janë inekzistente.
Çmimet, nuk po them nga viti 2013, indeksi i harmonizuar i çmimeve të konsumit, në vitin 2023 është 70-80 përqind më e lartë se në vitin 2021, sipas Eurostat.
Eurostat tregon se Shqipëria ka një inflacion të paktën 17.5 përqind më të lartë se sa e tregon Instati. Po juve nuk u interesojnë dhimbjet e njerëzve, nuk u interesojnë hallet e tyre, nuk u interesojnë lotët e mjerimit të qindra mijëra shqiptarëve që mezi sigurojnë kafshatën”, tha Berisha.
LEXONI GJITHASHTU:
Kontrolle për ndotjen akustike në Shkodër dhe Velipojë, policia monitoron lokalet me muzikë
SPAK hap garën për 40 hetues të rinj në BKH, Braho: Jemi në fazën përfundimtare
Braho raporton te “Nismat Qytetare”: Mbi 150 procedime për krime zgjedhore në 5 vite, fenomen shqetësues
- 12:25 SHBA sulmon gjatë natës dy provinca në juglindje të Iranit, lëshuan 13 raketa
- 12:17 Spanja dhe Gjibraltari festojnë rënien e gardhit kufitar pas nënshkrimit të ‘marrëveshjes historike’
- 12:13 Mbi 140 tifozë të arrestuar në Paris pas gjysmëfinales së Kupës së Botës Francë-Spanjë
- 11:57 Kontrolle për ndotjen akustike në Shkodër dhe Velipojë, policia monitoron lokalet me muzikë
- 11:53 Ekonomia e Kinës humbet ritmin, Pekini përballet me sfida të reja! Nuk arrin objektivin
- 11:50 Deklarata e ministres serbe për spastrim etnik, reagon Ali Ahmeti: Tronditëse, çnjerëzore dhe e papranueshme