Mbledhja Berisha-Bardhi, Salianji: Të përjashtohet nga grupi kushdo që…

19 Shtator 2023 | 13:46

Vetëm 5 ditë para zgjedhjeve të pjesshme në Kukës, deputetët demokratë mbështetës të grupimeve të Berishës dhe Bardhit janë mbledhur këtë të martë në qytetin e Kukësit.

Për takimin, deputetët demokratë u njoftuan gjatë fundjavës dhe është në vazhdën e takimeve që kanë zhvilluar deri më tani në kryeqytet me qëllim për-bashkimin e qëndrimeve të dy grupimeve të deputetëve.

Deputeti demokrat Ervin Salianji gjatë mbledhjes mësohet të ketë kërkuar mbajtjen e një qëndrimi që qartë për reformën zgjedhore dhe listat e hapura. Sipas Salianjit, kushdo që voton pro qeverisë  në kundërshtim me vullnetin e shumicës së grupit duhet të përjashtohet nga grupi.

“Të kemi qëndrim të qartë për reformën zgjedhore, ka vite që jam shprehur për lista të hapura por duhet të qartësojmë “pazarin” për lista me prim.  Kushdo që voton pro qeverise dhe bashkohet me ta në kundërshtim me vullnetin e shumicës së grupit parlamentar të PDSH duhet të përjashtohet nga grupi!  Formacionet ndihmës-qeveritare nuk mund të kamuflohen si deputetë opozitarë!” mësohet të jetë shprehur Salianji.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka reaguar në platformën X ndaj deklaratës së ministres serbe të Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokale,...
14:42 | 14/07/2026

Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve

Gjykata e Apelit e juridiksionit të përgjithshëm ka ndryshuar masën e sigurisë për njërin prej rojeve private të arrestuar për dhunën e ushtruar gjatë përplasjes...
14:30 | 14/07/2026

Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez

Kupa e Botës FIFA 2026 po lë gjurmë jo vetëm në fushën e lojës, por edhe në regjistrat civilë. Në Peru është shënuar një rritje...
13:56 | 14/07/2026