Grupi i deputetëve Berisha-Bardhi do mblidhen të martën në Kukës
Grupi i deputetëve demokrat nën drejtimin e Sali Berishës dhe Gazment Bardhit kanë njoftuar mbledhjen e radhës të përbashkët, që do të mbahet më datë 19 shtator në Kukës.
Kjo është mbledhja e tretë e përbashkët e deputetëve demokratë që pas ndryshimeve në statutin e PD që i mori kompetencat e kreut të grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhit.
Në mbledhjen e fundit Gazment Bardhi tha se qëllimi i deputetëve të opozitës është të rakordojnë agjendën në aksionin e tyre anti-qeveri. Ai renditi një sërë çështjesh që u diskutuan si dhe vendime që u morën.
“Kemi marrë disa vendime të rëndësishme që kanë të bëjnë me çështje në interes të qytetarëve, së pari grupi parlamentar i Partisë Demokratike dhe Aleancës për Ndryshim kanë vendosur të propozojnë një paketë ligjore dhe kanë ngarkuar ekspertët e grupit për të nisur menjëherë punën për sa i përket rritjes së pensioneve, masës së ndihmës ekonomike dhe skemës së pagesës për personat me aftësi të kufizuara duke përfshirë edhe çuarjen përpara të projektligjit për përcaktimin e minimumit jetik. Ky ishte vendimi i parë që u diskutua sot, ndërsa sa i takon llogaridhënies së qeverisë kanë ndërtuar një agjendë të plotë të komisioneve parlamentare ku do të ketë seanca dëgjimore në këto komisione për çështje në interes të publikut, dua të sjell në vëmendje një seancë dëgjimore sa i përket abuzimeve me fondet e Bashkimit Europian për bujqësinë, pra parlamenti do të duhet të njihet me raportin e zyrës anti-korrupsion të Bashkimit Europian që i është dorëzuar qeverisë shqiptare dhe më pas ministria e Bujqësisë do të duhet të raportojë në komisionin përkatës parlamentar”, – u shpreh Bardhi.
LEXONI GJITHASHTU:
Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat
Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve
Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez
- 08:53 Trump paralajmëron sërish Iranin: Nuk do të mbetet asgjë nëse nuk arrihet një marrëveshje
- 08:42 Florida ekzekuton një nga të burgosurit e saj më të vjetër, injeksioni i 10-të vdekjeprurës këtë vit
- 08:37 “Urime Spanjës, faleminderit lojtarëve tanë”, mesazhi i Macron pas eliminimit të Francës
- 08:31 Një i vdekur dhe 2 të zhdukur pas përmbytjes së një anijeje me 19 persona në Gjirin e San Franciskos (VIDEO)
- 08:28 Zjarret vdekjeprurëse në Spanjë, 12 nga 13 viktimat ishin të huaj
- 08:24 Rusia bombardon portin e Odesës, tre të vdekur dhe disa të plagosur (VIDEO)